• Video galeri

Medvedev: Pengimi i aktiviteteve bankare dhe i qarkullimit të devizave paraqet "luftë ekonomike"

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev u prononcua në lidhje me sanksionet e reja të ShBA-së ndaj Rusisë.

Medvedev: Pengimi i aktiviteteve bankare dhe i qarkullimit të devizave paraqet "luftë ekonomike"

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev bëri të ditur që në qoftë se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pengojnë aktivitetet bankare apo qarkullimin e devizave, atëherë këtë do ta vlerësojnë si “shpallje e luftës ekonomike”.

Në prononcimin për gazetarët në lidhje me sanksionet e reja të ShBA-së gjatë qëndrimit të tij në gadishullin Kamçatka të Rusisë, Medvedev tha se “Rusia duhet të përgjigjet ndaj këtij hapi të ShBA-së me të gjitha mundësitë aktuale ekonomike dhe politike”.

Kryeministri rus gjithashtu shtoi se ShBA-ja ndryshe nga realiteti politik, të cilin e pretendon, përdor kartën e sanksioneve për të kufizuar fuqinë ekonomike të vendit të tij.

Duke vënë në dukje se Rusia me dekada është duke luftuar kundër presioneve të sanksioneve, Medvedev pyeti se “Pse po bëhet kjo? Vetëm e vetëm për të parandaluar Rusinë që të mos bëhet rival i fuqishëm në arenën ndërkombëtare”.

P/rezoluta e sanksioneve të reja, i paraqitur javën e kaluar nga një grup i senatorëve amerikanë, planifikon zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë me arsyetim të aktiviteteve në Siri dhe Ukrainë dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Në anën tjetër në deklaratën e bërë javën e kaluar nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se sanksionet e reja që do të zbatohen ndaj Moskës për shkak të helmimit të ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij në Angli, do të hyjnë në fuqi më 22 gusht.

Në deklaratë në mes tjerash u bë e ditur se me anë të sanksioneve të reja në fazën e parë janë kufizuar eksporti dhe qasja e Rusisë në financa, ndërsa në qoftë se Rusia nuk garanton që në të ardhmen nuk do të përdorë armë kimike do të zbatohen edhe sanksione shtesë si pengimi i fluturimeve të kompanisë së linjave ajrore ruse “Aeroflot” në ShBA, aktivitetet bankare dhe përdorimi i valutave.

 


Lajme të ngjashme