Ministri Albayrak: Objektivat do ti realizojmë me politika të shpejta

Perspektiva e re ekonomike e Turqisë u bë publike të premten nga zyrtari më i lartë i ekonomisë së shtetit, Ministri i Thesarit dhe i Financave Berat Albajrak.

Ministri Albayrak: Objektivat do ti realizojmë me politika të shpejta

Duke folur në një aktivitet për promovimin e "Modelit të ri ekonomik" në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll, Allbayrak deklaroi se parimi i tyre do të jetë ruajtja e komunikimit më efektiv dhe konfidencial me të gjithë emëruesit e përbashkët të tregut.

Berat Allbajrak paralajmëroi vazhdimin e mbledhjeve periodike me biznesmenët dhe ekonomistët.

"Një tjetër nga parimet tona është të sigurojmë pavarësi të plotë në politikat monetare," theksoi ai.

Turqia do të ndjekë një politikë të shtrënguar monetare dhe fiskale dhe do të rivendosë balancat e buxhetit dhe do të rrisë cilësinë e tij, shtoi ai.

Shtyllat e Perspektivës së Re Ekonomike ministri Allbajrak i renditi kështu: 1) luftë e fuqishme me inflacionin, 2) një Ministri të Thesarit dhe Financave më të shtrënguar (politikë) dhe 3) ulje të deficitit buxhetor.

“Periudha e re do të jetë një proces ku Turqia do të përparojë drejt objektivave të saj me të gjitha institucionet, me strategji



Lajme të ngjashme