Putin: “Rryma Turke” mund të zgjatet në Hungari

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se linja gazsjellëse “Rryma Turke”, që vazhdon të ndërtohet, mund të zgjatet në Hungari.

Putin: “Rryma Turke” mund të zgjatet në Hungari

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se linja gazsjellëse “Rryma Turke”, që vazhdon të ndërtohet, mund të zgjatet në Hungari.  

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Moskë me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, Putin u shpreh duke thënë: “Gazi rus, duke kaluar nga tokat e Hungarisë, mbërrin në Evropë. Depot nëntokësore në Hungari, edhe në periudhat kur kërkesa ishte në nivelin më të lartë, siguron furnizimin e sigurt dhe të pandërprerë për konsumatorët evropianë. Partnerët hungarezë po qëndrojnë mbi mundësinë e përfshirjes në itineraret e reja që transportojnë gazin rus në Evropë. Pas përfundimit të “Rrymës Turke” nuk përjashtoj mundësinë që një nga zgjatimet (krahët) e kësaj linje të kalojë nga Hungaria”.

Putin bëri të ditur se bashkëpunimi i dy vendeve në fushën e energjisë është një fushë e rëndësishme dhe nënvizoi se Rusia siguron 75% të naftës dhe më shumë se 60% të gazit natyror që konsumon Hungaria.

Edhe Orban bëri të ditur se me Putinin kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen deri në 2020 të kontratës aktuale, që do të përfundojë në vitin 2019.

“Ashtu siç tha edhe Putin, nuk është e fshehtë që dëshirojmë që linja gazsjellëse të kalojë nga tokat e Hungarisë. Kjo do të jetë një mundësi e mrekullueshme për Hungarinë. Unë kërkova nga i nderuari kryetar i shtetit (Putin) që të mendohet në lidhje me këtë” tha Orban.   

Rrjedhja e gazit të “Rrymës Turke” parashikohet të fillojë në dhjetor të vitit 2019-të.

Pjesa në det e linjës gazsjellëse fillon nga qyteti Anapa i Rusisë deri në qytezën Këjëkëj (Kıyıköy) e shtrirë afërsisht 930 kilometra e gjatë përgjatë Detit të Zi.

Ndërtimi i projektit për pjesën detare realizohet nga asociacioni 100% i kompanisë ruse Gazprom, South Stream Transport B.V.



Lajme të ngjashme