Turqi - Publikohen të dhënat e deficitit të llogarive rrjedhëse

Banka Qendrore e Turqisë publikoi të dhënat e bilancit të pagesave për periudhën gusht 2018.

Turqi - Publikohen të dhënat e deficitit të llogarive rrjedhëse

Prej shtatorit të vitit 2015 ekonomia turke për herë të parë ka shënuar suficit në llogarinë rrjedhëse.

Banka Qendrore e Turqisë publikoi të dhënat e bilancit të pagesave për periudhën gusht 2018.

Sipas kësaj llogaritë rrjedhëse, të cilat shënuan deficit 923 milionë dollarë në periudhën e gushtit të një viti më parë, gjatë periudhës së njëjtë të këtij viti shënuan suficit me 2 miliardë e 592 milionë dollarë.

Si rezultat i kësaj deficiti i llogarive rrjedhëse i 12 muajve stagnoi në 51 miliardë e 125 milionë dollarë.

Në suficitin e llogarive rrjedhëse ndikoi ulja për 3 milion e 65 mijë dollarë të deficitit të tregtisë së jashtme në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe kapja e shifrës së 1 milion e 284 mijë dollarëve.

Gjithashtu hyrjet neto nga bilanci i shërbimeve u rritën për 741 milionë dollarë dhe kapën shifrën e 4 milionë e 627 mijë dollarëve gjë që ishte faktori i dytë që ndikoi në suficitin e llogarive rrjedhëse.



Lajme të ngjashme