Në Bashkimin Evropian inflacioni shënon rritje

Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian, në muajin tetor të këtij viti u rrit 2,2%.

Në Bashkimin Evropian inflacioni shënon rritje

Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian, në muajin tetor të këtij viti u rrit 2,2%.

Zyra e Statistikave të Evropës (Eurostat) publikoi të dhënat e inflacionit vjetor për muajin tetor në Bashkimin Evropian dhe Euro Zonë.

Sipas kësaj inflacioni vjetor për muajin shtator ishte rritur 2,1% ndërsa në tetor u rrit 2,2%.

Ndër vendet e Bashkimit Evropian, inflacioni më i lartë në muajin tetor u regjistrua në Estoni me 4,5%, Rumani 4,2% dhe Hungari me 3,9%.

Në periudhën në fjalë, inflacioni më i ulët u regjistrua në Danimarkë me 0,7%, Portugali me 0,8% dhe Irlandë me 1,1%.

Ndërsa në ekonomitë dominuese të Bashkimit Evropian, inflacioni i muajit tetor ka qenë 2,4% në Gjermani, 2,5% në Francë, 2,4% në Angli dhe 1,7% në Itali.  

Nga ana tjetër, Banka Qendrore Evropiane (ECB), synon një inflacion në nivelin e afërt me 2%.

Në këtë kuadër banka zbaton programin e blerjes së aseteve dhe disa masa, që përfshijnë politikat e normave të ulëta.  

 


Lajme të ngjashme