Trump shfuqizon planin e Obamës për klimën

Administrata Trump do të shfuqizojë planin e ish-presidenti amerikan, Barack Obama për klimën, njoftoi të hënën kreu i Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt.

Trump shfuqizon planin e Obamës për klimën

“Nesër në Uashington, do të nënshkruaj një projektligj për shfuqizimin e të ashtuquajturit Clean Power Plan të administratës së mëparshme”, theksoi Pruitt në një fjalim në Kentaki (juglindje).

Clean Power Plan” (plani për një energji të pastër), që ka për qëllim të përshpejtojë tranzicionin energjetik, kërkon që centralet termike të reduktojnë emetimet e tyre të CO2 me 32 për qind deri në 2030 në raport me 2005.

Nëse hyn në fuqi, ai do të rezultojë me mbylljen e shumë centraleve me karbon, më të vjetrat dhe më ndotëset.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi në muajin mars dekretin për pavarësinë energjetike, që urdhëron një rishqyrtim të planit të klimës të ish-presidentit amerikan, Obama.



Lajme të ngjashme