Ndotja e ajrit në BE merr jetët e mbi 500 mijë njerëzve në vit

Ndotja e ajrit shkakton më shumë se 500 mijë vdekje të parakohshme në vit në Evropë, pa marrë parasysh përmirësimin e vogël të cilësisë së ajrit.

Ndotja e ajrit në BE merr jetët e mbi 500 mijë njerëzve në vit

Ndotja e ajrit shkakton më shumë se 500 mijë vdekje të parakohshme në vit në Evropë, pa marrë parasysh përmirësimin e vogël të cilësisë, njoftoi të mërkurën Agjencia Evropiane për Ambientin (EEA) në raportin e saj vjetor.

Ndonëse të dhënat e përmirësimit të cilësisë së ajrit janë inkurajuese, agjencia me seli në Kopenhagë thekson se ndotja e ajrit edhe më tej është shkaku kryesor mjedisor për vdekje të parakohshme.

EEA në raportin e fundit në vitin 2014 thekson se 520 mijë e 400 raste të hershme të vdekjes në 41 vende evropiane janë shkaktuar për shkak të ndotjes së ajrit që rezulton nga djegia e lëndëve djegëse fosile, që në krahasim me vitin 2013 është më pak se rreth 30 mijë.

Që atëherë, katër nga pesë vdekje (428 mijë) drejtpërdrejt lidhen me praninë e grimcave PM2.5 në ajër, ku janë të ekspozuar madje 82 për qind e banorëve urban në Bashkimin Evropian.

“Komisioni Evropian është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesën e shteteve anëtare që cilësia e ajrit që thithin qytetarët t’u përshtatet standardeve më të larta”, theksoi në njoftimin Karmen Vella, Komisar evropian për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin.



Lajme të ngjashme