• Video galeri

Afrikë e Jugut – Ndryshimet klimatike shkaktojnë rënie të ndjeshme të rezervave ujore

Edhe përpara ndryshimeve klimatike, madje edhe para “Ditës Zero”, kur Kejptauni ishte i privuar nga uji në Afrikën e Jugut, planeti ynë po përjeton tashmë një krizë ujiö ndërkohë që rritja e temperaturave rrezikon të përshpejtohet...

Afrikë e Jugut – Ndryshimet klimatike shkaktojnë rënie të ndjeshme të rezervave ujore

Edhe përpara ndryshimeve klimatike, madje edhe para “Ditës Zero”, kur Kejptauni ishte i privuar nga uji në Afrikën e Jugut, planeti ynë po përjeton tashmë një krizë ujiö ndërkohë që rritja e temperaturave rrezikon të përshpejtohet.

Rrjedhat ujore të betonuara nga digat që nuk arrijnë më deri në det, ujëvarat mijëvjeçare të boshatisura deri në pikën e fundit, ujëra të kontaminuara nga ndotës të ndryshëm…

Rezervat e ujit të ëmbël të planetit janë tashmë të rrezikuara, madje edhe para se të ndihen efektet shkatërruese të ngrohjes klimatike.

Qyteti i dytë afrikanojugor nuk ka qenë i prekur nga këto probleme.

Në vitin 2014 ishin gjashtë rezervuarë që furnizonin 4 milionë banorët e Kejptaunit.

Por, pas tre vitesh të thatësirës historike, rezervat e ujit janë në nivelin më të ulët dhe banorët janë ftuar të mos përdorin më shumë se 50 litra ujë në ditë për person.

Specilistët e klimës e kishin parashikuar këtë, por jo kaq herët.

“Ndryshimi klimatik duhet të na godasë në vitin 2025. Shërbimet meteorologjike të Afrikës së Jugut më kanë thënë se modelet e tyre nuk funksionojnë më”, theksoi zyrtarja e provincës së qytetit, Helen Zille. /ATSH



Lajme të ngjashme