15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

OKB-ja e ka shpallur 15 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare...

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 15 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

Në këtë ditë, në gjithë botën organizohen aktivitete të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilat kanë për qëllim të tregojnë probleme të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.

Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin. Çdo vit, Kombet e Bashkuara i përcaktojnë temat që do të shënojnë këtë ditë.

Tema e këtij viti në nivel global është “Familjet dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse”, që do të shqyrtojnë rolin e familjeve dhe politikave familjare në avancimin e objektivit të 16-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm në drejtim të promovimit të shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm. /ATSH



Lajme të ngjashme