OJQ-të turke mobilizohen për muajin e bekuar të ramazanit

Organizatat e ndryshme joqeveritare në Turqi do të bëjnë që gjatë muajit të bekuar të ramazanit të qeshin fytyrat e njerëzve në nevojë.

OJQ-të turke mobilizohen për muajin e bekuar të ramazanit

Organizatat e ndryshme joqeveritare në Turqi do të bëjnë që gjatë muajit të bekuar të ramazanit të qeshin fytyrat e njerëzve në nevojë.

Këto organizata, që synojnë të lumturojnë njerëzit në nevojë në muajin e rahmetit dhe begatisë, sofrat e iftarit do ti bashkojë edhe me ndihmat ushqimore dhe të veshjeve.  

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizılay) përgjatë gjithë muajit të shenjtë të ramazanit, me aktivitetet e ndihmave, ka si objektivë që përgjatë gjithë muajit të arrijë tek 10 milionë njerëz në nevojë si brena ashtu edhe jashtë vendit.

Gjatë këtij muaji, Kizilay në mënyrë tradicionale tashmë, arrin në sofrat e iftarit me ndihma të tilla si zekat, sadaka (fitre), ndarje ushqimi dhe kuti me përbërje ushqimore.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke që do të zhvillojë aktivitetet e ndihmave në 30 shtete do të marrë edhe dhurim gjaku gjatë periudhës mes iftarit dhe syfyrit.

Institucioni bamirës turk në fjalë do të shpërndajë ushqim të ngrohtë edhe për 2 milionë e gjysmë besimtarë dhe do të vazhdojë punimet e ndihmave për të arritur tek të varfrit në vende të tilla si Siria, Palestina, Arakani e Iraku.  

Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet do të jetë zëri i mirësisë gjatë ramazanit në 84 vende dhe 326 rajone.

Diyaneti do të shpërndajë 90 mijë e 250 kuti me ndihma ushqimore në hapësira të ndryshme gjeografike.

Kurse në sofrat e mirësisë do të japë iftar për 246 mijë e 830 persona.

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) do të shpërndajë 300 mijë kuti ndihma ushqimore brenda dhe jashtë vendit dhe do të japë iftar për 400 mijë persona.

Fondacioni do të ofrojë ushqim syfyri dhe iftari çdo ditë në kampet dhe rajonet e luftës në Siri duke filluar nga Idlibi e Halepi.

Pakot e Ramazanit për fëmijët do të arrijnë tek 10 mijë fëmijë në Turqi dhe 20 mijë fëmijë në Siri. Edhe dhurimet e ndihmave do të arrijnë tek personat në nevojë përpara Bajramit.

 



Lajme të ngjashme