OBSH: Deri në 2050-n, 10 milionë të vdekur në vit për shkak të superbaktereve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon se deri në vitin 2050, superbakteret do të jenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 10 milionë personave në vit duke u shndërruar në arsyen e parë të vdekjeve në botë...

OBSH: Deri në 2050-n, 10 milionë të vdekur në vit për shkak të superbaktereve

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajnë patogjenet "ESKAPE" dhe në bëjnë pjesë shtatë mikroorganizma (Enterococcus spp, Staphylococcus aureus, Klebsiella pneumoniae, Acinetobacter baumannii, Pseudomonas aeruginosa, Enterobacter spp), në gjendje të përzgjedhin, transmetojnë dhe riprodhojnë mutacione që u mundësojnë t’u shpëtojnë antibiotikëve.

Falë këtij grupi dhe superbaktereve të tjera, vjen edhe përhapja e fenomenit të antibiotikorezistencës ose humbja e efikasitetit të antibiotikëve dhe perspektivës së frikshme të rikthimit të sëmundjeve infektive që mendohet se janë eleminuar apo mbahen nën kontroll.

Madje, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), çdo vit në Evropë vdesin 25.000 persona për shkak të infeksioneve nga bakteret rezistente me një kosto financiare prej 1,5 miliardë euro.

Në botë, janë rreth 700.000 vdekjet që vijnë për shkak të infeksioneve rezistente.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon se deri në vitin 2050, superbakteret do të jenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 10 milionë personave në vit duke u shndërruar në arsyen e parë të vdekjeve në botë. /ATSH



Lajme të ngjashme