Indi - Epidemia e virusit Nipah merr jetët e 10 personave

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), ende nuk është zhvilluar vaksina kundër virusit Nipah.

Indi - Epidemia e virusit Nipah merr jetët e 10 personave

Si pasojë e infektimit me virusin Nipah, që transmetohet me anë të lakuriqësve, në Indi deri më sot kanë humbur jetën 10 persona.

Ndërkaq bëhet e ditur se rreth 100 persona, të cilët kanë patur kontakt me viktimat e vdekur nga epidemia e virusit Nipah, i cili shkaktoi panik të madh në provincën Kerala, janë vënë në karantinë.

Ndërkohë që me qindra persona në këtë rajon janë paraqitur në spital me temperatura të larta, bëhet e ditur se 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe 20 të tjerë po mbahen nën mbikëqyrje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), ende nuk është zhvilluar vaksina kundër virusit Nipah.

Me anë të masave preventive të ndërmarra në fazën e hershme të kësaj sëmundjeje, arrihet që të sëmurëve t’u ulet pjesërisht temperatura e lartë trupore dhe të zbutet sadopak sëmundja, por fatkeqësisht nuk po arrihet të parandalohen vdekjet.

Edhe pse simptomat e infektimit me këtë virus tek disa persona nuk shfaqen menjëherë, temperatura e lartë, dhimbja e kokës, fytit dhe të muskujve janë simptomat e para që shfaqen dhe u ngjajnë simptomave të sëmundjes së gripit.     

Ndërkaq në fazat tjera të sëmundjes këto simptoma shndërrohen në marramendje, lodhje dhe në ndryshime të vetëdijes.

Pretendohet se ky virus, përhapja e të cilit ka filluar me epideminë në zonën Nipah të Malajzisë, mund të jetë armë biologjike.

Bëhet e ditur se përhapja e virusit që është mjaft prezent në Singapor, Malajzi, Indi dhe Bangladesh, tek njerëzit bëhet me anë të lakuriqësve që ushqehen me fruta të hurmës.



Lajme të ngjashme