Organizata terroriste PKK abuzoi me fëmijë në kampet e saj

Organizata terroriste PKK ka kryer abuzime seksuale ndaj personave të mitur që i ka dërguar në kampet e saj në male përmes mashtrimit.

Organizata terroriste PKK abuzoi me fëmijë në kampet e saj

Organizata terroriste PKK ka kryer abuzime seksuale ndaj personave të mitur që i ka dërguar në kampet e saj në male përmes mashtrimit.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga burime të sigurisë, krimet e PKK-së kanë dalë në shesh pas dëshmive të marra gjatë hetimeve dhe operacioneve ndaj organizatës terroriste.

Sipas dëshmive, personat e mitur të dërguar në kampe përmes mashtrimeve kanë qenë viktimë e abuzimit seksual nga ana e krerëve të organizatës.

Si pasojë e akteve të shëmtuara, janë regjistruar edhe raste të vetëvrasjeve të të miturave të cilat kanë hyrë në depresion, ndërkohë që organizata ka ekzekutuar ata të cilët kanë kundërshtuar të abuzohen.

Një terroriste me emrin Dilan, e cila ka qenë edhe truproje e Murat Karayilan, njërit prej krerëve të organizatës, ka bërë vetëvrasje me bombë të improvizuar pasi ishte abuzuar seksualisht nga Karayilan.

Ndërkaq, një terroriste 19-vjeçare me inicialet S.A. ka njoftuar kryesinë e lartë pasi ishte përdhunuar, mirëpo ishte kërcënuar tutje me ekzekutim. Pas këtyre ngjarjeve, ajo ishte mbyllur në qeli, ku ishte abuzuar seksualisht nga 12 anëtarë të organizatës.

Abuzime janë kryer edhe ndaj fëmijëve meshkuj, ndërsa organizata ka gënjyer se të miturit e vetëvrarë për shkak të abuzimeve kanë humbur jetën në përleshje. (AA)



Lajme të ngjashme