Indonezi - Rritet në 2.045 numri i viktimave të tërmetit

Tërmeti i 28 shtatorit që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë dhe cunami që pasoi, shkaktoi vdekjen e 2.045 personave, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhim me Katastrofat Natyrore (BNPB).

Indonezi - Rritet në 2.045 numri i viktimave të tërmetit

Tërmeti i 28 shtatorit që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë dhe cunami që pasoi, shkaktoi vdekjen e 2.045 personave, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhim me Fatkeqësitë Natyrore (BNPB).

Zëdhënësi i BNPB-së, Sutopo Purwo Nugroho, tha se të gjitha viktimat janë identifikuar dhe se janë lënduar 10.679 persona.

Ai shtoi se 671 persona rezultojnë të zhdukur dhe se dyshohet që ata ndodhen nën rrënoja, ndërsa bëri të ditur se janë nga rajoni janë zhvendosur 82.775 persona.

Sipas tij, dëme kanë pësuar 67.310 objekte, prej të cilave 2.736 shkolla dhe 20 institucione shëndetësore.

Pritet që operacionet e shpëtimit të përfundojnë nesër.



Lajme të ngjashme