Çavusoglu uron kongresmenet e para myslimane në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, uroi dy myslimanet e para të sapozgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Çavusoglu përmes një postimi në rrjetin social Twitter uroi dy anëtaret e para myslimane të Kongresit, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia, dhe Rashida Tlaib me origjinë nga Palestina.

"Urime për Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib që u zgjodhën në Kongresin Amerikan. Kjo është një arritje e madhe për amerikanët myslimanë", ka thënë kryediplomati turk.

Omar nga Minnesota dhe Tlaib nga Michigan bënë histori të martën duke u bërë kongresistet e para myslimane në SHBA, në zgjedhjet e mesmandatit në të cilat garuan më së shumti myslimanë që nga viti 2000. (AA)

Lajme të ngjashme