UNHCR - 79% të të zhvendosurve në Nigeri e përbëjnë grat dhe fëmijët

Përfaqësuesi i Komesariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR) në Nigeri, Jose Anthonio bëri të ditur se për shkak të sulmeve të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të vendit me mijëra persona u detyruan të shpërngulen.

UNHCR - 79% të të zhvendosurve në Nigeri e përbëjnë grat dhe fëmijët

Rreth 79 për qind të të zhvendosurve për shkak të dhunës që po jetohet në verilindje të Nigerisë, përbëhet prej grave dhe fëmijëve.

Përfaqësuesi i Komesariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR) në Nigeri, Jose Anthonio mori pjesë në konferencën e organizuar në kryeqytetin Abuxha me temë “Personat e zhvendosur, organizatat e shoqërisë civile dhe media”.

Anthonio bëri të ditur se për shkak të sulmeve të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të vendit me mijëra persona u detyruan të shpërngulen.

Përfaqësuesi i UNHCR-së tha se prej vitit 2009 e këtej rreth 2 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

“79 për qind të këtij numri e përbëjnë grat dhe fëmijët. 200 mijë persona janë shpërngulur në vendet fqinje Kamerun, Çad dhe Niger”, bëri të ditur Anthonio.

Duke theksuar se me mijëra persona të zhvendosur në provincat Adamawa, Borno dhe Yobe kanë nevojë për ndihma, Anthonio tërhoqi vëmendjen se sulmet e organizatës terroriste Boko Haram pengojnë dërgimin e ndihmave në këto provinca.

“Për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm dhe mungesës së ujit të pastër në këto provinca kanë filluar edhe epidemitë e sëmundjeve ngjitëse”, bëri të ditur Anthonio, ndërsa shtoi se “Në provincat Adamawa, Borno dhe Yobe gjatë muajit të fundit janë regjistruar 3 mijë e 416 raste të kolerës prej të cilës kanë humbur jetën 63 persona”.



Lajme të ngjashme