SHBA-ja edhe Izraeli tërhiqen nga UNESCO-ja, akuzojnë institucionin si antiizraelit

Izraeli njoftoi të enjten tërheqjen nga UNESCO-ja, ashtu si dhe SHBA-ja, për shkak të pozicionimeve antiizraelite të kësaj organizate të OKB-së, sipas Tel-Avivit...

SHBA-ja edhe Izraeli tërhiqen nga UNESCO-ja, akuzojnë institucionin si antiizraelit

“Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka dhënë instruksione Ministrisë së Punëve të Jashtme të përgatisë tërheqjen e Izraelit nga UNESCO-ja, paralelisht me SHBA-në”, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.

“UNESCO-ja është bërë teatër i absurdit, ku deformohet historia në vend që të ruhet”, deklaroi Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan gjithashtu të entjen se do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) duke akuzuar institucionin se ishte antiizraelit.

SHBA-ja do të mbajë statusin e vëzhguesit, saktësoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, shprehu keqardhje të thellë për vendimin e SHBA-së.

“Universaliteti është thelbësor në misionin e UNESCO-s për të ndërtuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përballë urrejtjes dhe dhunës përmes mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi Bokova në një deklaratë.


Fjalët Kyçe: Izrael , SHBA , Irina Bokova , UNESCO

Lajme të ngjashme