Shkodra e bukur tërheq mbi 560 mijë turistë, 35% më shumë se vitin e kaluar

Të dhënat janë publikuar nga Administrata e zonave të Mbrojtura që menaxhon territorin natyrorë të këtij qarku.

Shkodra e bukur tërheq mbi 560 mijë turistë, 35% më shumë se vitin e kaluar

Drejtori i kësaj administrate, Agim Dardha, deklaron se “rreth 560 500 turistë kanë vizituar qendrat tona të turizmit natyrorë, historikë dhe të aventurës për këtë vit”.

“Janë gati 35% më shumë vizitorë se vitin e shkuar”, thotë për ATSH Drejtori i AdZM-së për qarkun Shkodër, Agim Dardha.

Shkodra vërtetë është një qytet që  të emocionon falës historisë, bëmave të tij në shekuj, kulturës, emrave të përveçëm që lanë gjurmët e tyre në historinë e qytetit, pozita gjeografike, etj.

Edhe sot i ndesh këto kultura në qytetarinë shkodrane. I sheh ato në arkitekturë, i gjen në etnografi, në kulturën popullore, në zhargonin gjuhësor. Mbase kjo është një tjetër veçori  intriguese e këtij qyteti.

Por, Shkodra rrethohet nga një peizazh natyror tepër atraktiv për t’u vizituar.

Shkodra është qendra administrative dhe ekonomike e veriut të vendit dhe si e tillë ajo ofron edhe mundësitë më të mëdha për turizmin sezonal apo gjithëvjetor.

I vetmi qytet në Shqipëri që ka “rreth vedi” detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor. (ATSH)



Lajme të ngjashme