• Video galeri

SHBA – Ndërron jetë aktori John Gavin, luajti Jul Cezarin te "Spartaku" i Stanley Kubrick

Aktori i njohur amerikan, John Gavin, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në filmin historik "Spartacus" dhe atë horror "Psycho", vdiq në moshën 86-vjeçare, sipas njoftimeve të medias...

SHBA – Ndërron jetë aktori John Gavin, luajti Jul Cezarin te "Spartaku" i Stanley Kubrick

Aktori i njohur amerikan, John Gavin, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në filmin historik "Spartaku" dhe atë horror "Psycho", vdiq në moshën 86-vjeçare, sipas njoftimeve të medias.

"Ai vdiq në shtëpinë e tij në Beverli Hills, Kaliforni", njoftoi "Hollywood Reporter", që citonte zëdhënësin e bashkëshortes së tij, aktores Constance Towers.

"Aktori vuante nga leukemia dhe vdiq nga komplikacionet në mushkëri", tha TMZ.

Përveç rolit të tij, Sam Loomis, te horrori "Psycho" i Alfred Hitchcock, ai shkëlqeu edhe te aksioni "Midnight Lace" i David Millerit, te drama "Imitation of Life" e Douglas Sirkut, ndërkohë që luajti edhe Jul Cezarin te filmi "Spartaku" i Stanley Kubrick.

Gavin qenë edhe ambasador i SHBA-së në Meksikë gjatë presidencës së Ronald Reagan. /ATSH



Lajme të ngjashme