Shakira mrekullon Stambollin me një koncert spektakular

Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, elektrizoi mbrëmjen e së mërkurës skenën në Stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit, në kuadër të turnit të saj botëror, “El Dorado World Tour”...

shakira_istanbul (8).jpg
shakira_istanbul (14).jpg
shakira_istanbul (11).jpg

Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, elektrizoi mbrëmjen e së mërkurës skenën në Stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit, në kuadër të turnit të saj botëror, “El Dorado World Tour”.

Fituese e disa çmimeve “Grammy”, artistja ekzotike performoi rreth dy orë në “Shtëpinë e Beshiktashit”, e cila ishte mbushur me fansa të muzikës së saj si pjesë e turneut të gjashtë botëror për të promovuar albumin e saj të fundit, “El Dorado”.

Pasi doli në skenë me fjalët “Merhaba Turkiye”, ajo interpretoi disa këngë nga albumi i saj i ri, si dhe disa të tjera të njohura duke përfshirë “La La La”, “Waka Waka” dhe “Whenever, Wherever”.

Turneu i Shakirës filloi më 3 qershor në Hamburg të Gjermanisë dhe do të përfundojë më 3 nëntor të këtij viti, me koncertin në Bogota të vendlindjes së saj, Kolumbi.

Organizuar nga agjencia “Live Nation Entertainment”, turneu botëror i saj përfshin 30 qytete, kryesisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja 41-vjeçare, me baba libanez, mbërriti në Stamboll të martën bashkë me familjen e saj, 11 vite pas koncertit të saj të fundit në metropolin më të madh të Turqisë.



Lajme të ngjashme