Panairi i 13-të, “Contemporary Istanbul” mirëpret 650 artistë dhe 2 mijë vepra

Edicioni i 13-të i Contemporary Istanbul mirëpret 650 artistë, nga këta 400 të huaj dhe gjithsej 2 mijë vepra arti.

Contemporary Istanbul.jpg
Contemporary Istanbul.jpg

Sot është dita e fundit e “Contemporary Istanbul 13” që mbledh së bashku në Stamboll galeritë, artistët, institutet dhe institucionet më të njohura të Turqisë dhe Botës.

Edicioni i 13-të i Contemporary Istanbul mirëpret 650 artistë, nga këta 400 të huaj dhe gjithsej 2 mijë vepra arti.

Themeluesja e ‘Andakulova Gallery’, Natalya Andakulova, që këtë vit merr pjesë nga Dubai, tha se në panair zë vend me veprat e artistëve të fotografisë, Max Penson dhe Almagul Menlibayeva.

Kurse përgjegjësja e komunikimit të “Mohsen Gallery”, Nirvana Parvizi, me qendër në Teheran, e vetmja galeri në panair e ardhur nga Irani, bëri të ditur se galeria e tyre është 9-vjeçare dhe interesohen për artin bashkëkohor.

Parvizi nënvizon se galeria ka si qëllim të mbështesë artistët e rinj. “Në ‘Contemporary Istanbul’ marrim pjesë me gjithsej 19 vepra të 6 të artistëve. Këto vepra përbëhen më shumë nga fotografitë, kolazhet dhe pikturat. Më parë kemi marrë pjesë dy herë në ‘Contemporary Istanbul’, por pjesëmarrja jonë e fundit ishte para 7 vjetësh” tha Nirvana Parvizi.  

Edhe artisti i galerisë, Arya Tabandehpoor, bëri të ditur se nëpërmjet arteve pamore, merr pjesë në panaire të ndryshme prej 13 vjetësh. “Këtu marr pjesë me një vepër të vetme. Shkaku që kam ardhur këtu është reagimi i artdashësve ndaj veprave të mia. Edhe më parë kam marrë pjesë si vëzhgues në bienalin e Stambollit” tha Tabandehpoor.      



Lajme të ngjashme