Tirana mirëpriti ‘The Miss Globe 2018’

Një organizim i madh për bukurinë është organizuar në ambientet e Amfiteatrit në kryeqytetin Tiranë.

Tirana mirëpriti ‘The Miss Globe 2018’

Një organizim i madh për bukurinë është organizuar në ambientet e Amfiteatrit në kryeqytetin Tiranë.

Rreth 50 vajza nga mbarë bota, garuan në kryeqytetin e bukur të Shqipërisë për të fituar kurorën e më të bukurës së globit.

Mbrëmjen e të dielës, banorët e kryeqytetit por edhe më gjerë patën kënaqësinë të ndjekin një nga aktivitetet më të mëdha kulturore të organizuar kohët e fundit në Tiranë.

Fituesja e ‘The Miss Globe 2018’ ishte bukuroshja nga Kina.

Por në këtë garë asnjë nga vajzat e ardhura nga 50 shtete nuk doli e humbur, pasi ashtu siç thotë edhe Bashkia e Tiranës, u pritën të gjitha si princesha nga publiku e organizatorët.

Ato u larguan nga ky aktivitet të dashuruara me Parkun e Madh, Tiranën e Shqipërinë!

burim: Bashkia Tiranë 



Lajme të ngjashme