Xhamia Taxh-Mahal e hapur për falje vetëm për vendorët

Autoritetet e Indisë ndaluan faljen në kompleksin e xhamisë Taxh-Mahal, përveç të premteve gjatë namazit të xhumasë.

Xhamia Taxh-Mahal e hapur për falje vetëm për vendorët

Autoritetet e Indisë ndaluan faljen në kompleksin e xhamisë Taxh-Mahal, përveç të premteve gjatë namazit të xhumasë.

Zyra e Kërkimeve Arkeologjike të Indisë ka nxjerrë një direktivë sipas së cilës myslimanët më nuk do të mund të kryejnë lutjet në xhaminë Taxh-Mahal, përveç të premteve.

Vasant Swarankar, zyrtar i zyrës për gazetën "Times of India" deklaroi se direktiva ishte lëshuar në përputhje me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme të Indisë.

"Namazi në xhami do të falet vetëm të premten dhe vetëm banorët vendas do të jenë në gjendje të marrin pjesë në to, duke treguar në mënyrë të detyrueshme dokumentet personale", tha Swarankar.

Syed Ibrahim Hussein Zaidi, kreu i komitetit të xhamisë, e dënoi ashpër ndalimin duke e quajtur anti-myslimane.

"Kjo vetëm tregon mentalitetin e tyre. Ndalimi është i paligjshëm dhe nuk mund t'i ndaloni besimtarët të kryejnë lutje çdo ditë", tha Zaidi për AA.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë indiane urdhëroi ndalimin e faljes së namazit në xhami për myslimanët e vendeve të tjera.

Në vendim potencohet se xhamia është pjesë e kompleksit Taxh-Mahal, një nga shtatë mrekullitë e botës, mbrojtja e të cilës është prioritare.

Taxh-Mahal është një monument arkitekturor në Agra, i ndërtuar në shekullin e 16-të nga Sheiku Xhanan si një mauzole për gruan e tij Mumtaz Mahal. Kompleksi përbëhet nga një ndërtesë qendrore tetëkëndore e bërë nga mermeri i bardhë, një xhami dhe një shtëpi pushimi.

Mijëra turistë vizitojnë Taxh-Mahalin çdo ditë si një nga veprat më spektakolare arkitekturore në botë. (AA)



Lajme të ngjashme