Aktivitetet e institutit turk “Yunus Emre” Tiranë 2018

Viti 2018 ka qenë i mbushur me shumë aktivitete dhe veprimtari të larmishme kulturore, gjuhësore dhe artistike, të organizuara nga instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë.

Arnavutluk_osmanlıca yaz okulu.jpg
Balkan Kervanı_Arnavutluk_6.jpg
yunus emre_tiran_sohbet.jpg
yunus emre_arnavutluk_kardeşliğin hikayesi_mektup yarışması_2.jpg
Balkan Kervanı_Arnavutluk_2.jpg
yunus emre_arnavutluk_kardeşliğin hikayesi_mektup yarışması_8.jpg

Aktivitetet e institutit turk “Yunus Emre” Tiranë 2018

 

Viti 2018ka qenë i mbushur me shumë aktivitete dhe veprimtari të larmishme kulturore, gjuhësore dhe artistike, të organizuara nga instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë.

  • Nga aktivitetet më të rëndësishme që mund të përmendim përmbledhurazi në këtë raport informativ janë ato të gjuhës turke, ku kjo qendër kulturore ka organizuar në periudha të ndryshme kurse të turqishtes me pjesëmarrjen e qindra kursantëve, të cilët janë pajisur edhe me certifikata përkatëse.
  • Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në një  prononcim mediatik është shprehur se në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke. “…Që nga viti 2009 kur u themelua instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë e deri më sot janë afërsisht 1.400 studentë dhe nxënës që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke. Nxënësit e gjimnazit vijnë për të mësuar gjuhën turke, për të kryer studimet e larta në Turqi, ndërsa studentët vijnë për të mësuar gjuhën turke me qëllim kryerjen e masterit dhe doktoraturës në Turqi. Përveç kësaj, në Shqipëri bizneset turke janë shtuar shumë vitet e fundit dhe mësimi i gjuhës turke është një mundësi e mirë që ata që mësojnë turqishten të kenë mundësi punësimi në këto kompani…”. Vlen të përmendet se gjuha turke është edhe si degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe është si lëndë me zgjedhje në disa universitete dhe gjimnaze të Shqipërisë.
  • Një prej veprimtarive të veçanta të institutit turk “Yunus Emre”, Tiranë ka qenë edhe Shkolla Verore e Osmanishtes. Shkolla Verore e Osmanishtes është organizuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, ndërsa pjesë e saj ishin 38 pjesëmarrës, të ndarë në dy nivele, fillestar dhe i avancuar. Përveç përvetësimit të osmanishtes, studentët pjesëmarrës kanë marrë njohuri për marrëdhëniet historike, gjuhësore, trashëgiminë kulturore osmane në Shqipëri, etj. Me rastin e certifikimit të studenteve të kësaj shkolle, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof.Dr. Artur Sula, duke folur në aktivitetin e organizuar në Tiranë tha se programi i shkollës ishte i konceptuar me disa alternativa.
  • Një nga objektivat kryesor sipas drejtuesve të këtij instituti është edhe zhvillimi i kurseve profesionale, kurse të arteve tradicionale sezonale, ebrukaligrafiarkitekturë, etj, të cilat vazhdojnë edhe në vitin 2019.
  • Njëkohësisht ky institucion gjatë vitit 2018 ka zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë si dhe me vende të tjera mike që kanë tradita e kultura të ndryshme. Ndër ta përmendim bashkëbisedimin në mes ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk dhe studentëve, për tema të ndryshme të aktualitetit, të miqësisë Shqipëri-Turqi etj. 
  • Kultura Turke përmes “Karvanit të Ballkanit” vjen në Shqipëri.
  • Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me bashkinë Küçükçekmece të Stambollit ka organizuar gjatë vitit që lamë pas aktivitetin kulturor dhe artistik me temë “Karvani i Ballkanit”, më qëllim të promovimit të kulturës dhe arteve tradicionale turke. Në aktivitetin e organizuar në Bulevardin e Ri të Tiranës në mbështetjen e Fondit Promovues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë në bashkëpunim me Universitetin Trakya, morën pjesë qytetarë, studentë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të cilët në stendat promovuese u njohën nga afër me aktivitetet e organizuara në kuadër të “Karvanit të Ballkanit”. Pjesë e aktivitetit ishin punimet e kaligrafisë , vallet dhe muzika popullore, punimet në qeramikë, arti i ebrusë  shfaqja e dervishëve rrotullues, haxhivat dhe karagjoz dhe disa aktivitete të tjera kulturore. 
  • Gjithashtu një nga aktivitetet e veçanta të institutit turk “Yunus Emre” ka qenë organizimi i ceremonive të ndryshme “Ditët e Turqisë”. Për disa ditë qytetarët e kryeqytetit, por jo vetëm janë argëtuar me aktivitetet e zhvilluara në stendat e vendosura në Bulevardin e Ri, në Tiranë, por pa lënë edhe shijimin produkteve të ndryshme turke.
  • Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë në 2018 ka organizuar ceremoninë e ndarjes  së çmimeve për konkursin me temë “Historia e Vëllazërisë”, që kishte si qëllim përgatitjen e krijimeve të ndryshme për promovimin e vlerave, kulturës së përbashkët, historinë dhe vëllazërinë midis popullit turk dhe popullit shqiptar. Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Fondacionit “Maarif” të Turqisë, Birol Akgün,i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se dy popujt kanë një realitet historie të përbashkët prej pesë shekujsh.Ndërsa, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, e konsideroi konkursin si një tregues të vëllazërisë mes dy popujve. Pjesë e aktivitetit ishin edhe këshilltari i Ministrisë së Arsimit të Turqisë, Turan Akpınar, kryetari i Përgjithshëm i MEMUR-SEN, Ali Yalçin, nxënës, mësues, studiues dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.
  • Po ashtu një vend të veçantë kanë zënë edhe ekskursionet dhe vizitat e studentëve shqiptarë në Turqi, me moton “Historia e Vëllazërisë në Stamboll”. Me pjesëmarrjen e kryetarit të Sindikatës Arsimore Shqiptare (SPASH), Nevrus Kaptelli, drejtuesve të institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë si dhe familjarëve, nga të katër anët e Shqipërisë për nxënësit fitues që morën pjesë në konkursin e letrës ’’Historia e Vëllazërisë’’ bashkë me mësuesit e tyre, për pesë ditë radhazi, kanë  vizituar në 2018 vendet historike dhe turistike të Stambollit dhe gjithashtu janë njohur për së afërmi me vëllazërimin shekullor mes dy popujve shqiptaro-turke.

 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -

 



Lajme të ngjashme