Evakuimi i Halepit dhe operacioni Mburoja e Eufratit

Pjesa më e madhe e grupeve opozitare turkmene që bënin pjesë në kuadër të Ushtrisë së Lirë Siriane, u larguan nga Idlibi pas evakuimit të Halepit dhe do të marrin pjesë në operacionin Mburoja e Eufratit.

Evakuimi i Halepit dhe operacioni Mburoja e Eufratit

Evakuimi i Halepit dhe operacioni Mburoja e Eufratit

Pjesa më e madhe e grupeve opozitare turkmene që bënin pjesë në kuadër të Ushtrisë së Lirë Siriane, u larguan nga Idlibi pas evakuimit të Halepit dhe do të marrin pjesë në operacionin Mburoja e Eufratit. Në programin e kësaj jave ne do të përpiqemi ti bëjmë një analizë evakuimit të Halepit, gjendjes së turkmenëve të Sirisë dhe zhvillimeve të operacioneve Mburoja e Eufratit.

Me fillimin e vitit 2017 edhe në Siri fillon një periudhë e re. Për këtë arsye çdo aktor që është palë e krizës në Siri, shfrytëzon mundësinë për ta rishikuar pozitën dhe të ripërtërijë strategjitë e tij. Njëri prej aktorëve të rëndësishëm brenda Sirisë është edhe populli i lashtë turkmen.

      Pas evakuimit të Halepit, pjesa më e madhe e grupeve opozitare turkmene u larguan nga Idlibi dhe filluan ti bashkëngjiten operacioneve të Mburojës së Eufratit. Më 24 gusht të vitit 2016 Forcat e Armatosura të Turqisë, Ushtria e Lirë Siriane dhe njësitë turkmene filluan operacionin “Mburoja e Eufratit” ndaj organizatës terroriste DAESH në qytetin Xherablus të Sirisë. Kalimi në Siri i luftëtarëve turkmen të brigadave Muntasir Billah, Fatih Sulltan Mehmet dhe divizionit Sulltan Murat pothuajse ka marr fund.

      Grupet turkmene në fjalë aktualisht kanë një shtab në zonën mes Azezit dhe Xherablusit. Turkmenët për një kohë të gjatë janë duke luftuar heroikisht për të mbrojtur territoret e tyre nga terrori i DAESH-it. Së bashku me bashkëngjitjen e grupeve të evakuuara nga Halepi zona mes Xherablusit dhe Azezit do të forcohet dhe do të përforcohen edhe grupet e Ushtrisë së Lirë Siriane që ndodhen para El Bab-it. Për shkaqe të sigurisë nuk mund të japim numrin e saktë, por mund të themi se ka një pjesëmarrje të madhe.

      Operacioni ndaj qytetit El Bab që ndërmerret në kuadër të operacioneve “Mburoja e Eufratit”, zhvillohet me kujdes për shkak të kushteve të dimrit dhe civilëve në qytet. Duhet të themi se DAESH-i aktualisht shfaqë një rezistencë të paktën 10 herë më të madhe se PKK/YPG. Për shembull forcat turke gjatë operacionit Mburoja e Eufratit deri më sot kanë zbuluar dhe asgjësuar 2335 mjete shpërthyese artizanale dhe 42 mina. Padyshim se perëndimi ka pjesë të madhe në rezistencën e DAESH-it. Me shtyrjen e operacioneve ndaj Rakkas dhe Mosullit nga ana e perëndimit, DAESH-i shfrytëzoj rastin për të transferuar një numër të konsiderueshëm të forcave të tij në El Bab.

      Me operacionet në El Bab, Turqia do ti jap një goditje të rëndë DAESH-it dhe do të pengoj hapjen e korridorit të PKK-së në veri të Sirisë. Qyteti El Bab është i rëndësisë së veçantë strategjike për zonën e sigurisë, formimi i së cilës është paraparë në veri të Sirisë.

      Pjesa veriore e Sirisë në përgjithësi ashtu si pjesa veriore e Irakut, ndryshon në shumë mënyra. Këtë zonë duhet paramenduar në një fotografi të përbashkët me zonën e Anadollit juglindor dhe veriut të Irakut. Anadolli juglindor, veriu i Sirisë dhe veriu i Irakut gjatë perandorisë turke administroheshin si vilajetet e Dijarbakër-it (Diyarbakır), Halep-it dhe Mosull-it.

      Sot mes Azezit dhe Xherablus-it ndodhen rreth 150 fshatra turkmene. Shtrirja e fshatrave turkmene në këtë rajon vazhdon përgjatë pjesës lindore të lumit Eufrat. Në pjesën lindore të Eufratit ndodhen rreth 60 fshatra turkmene. Ndërkaq mes Akçakoyunlu-s dhe Munbiç-it janë më shumë se 50 fshatra. Edhe në jug të Munbiç-it ndodhen rreth 15 fshatra turkmene. Në zonën mes Çobanbey-it në verilindje të Halep-it dhe qendrës së El Bab-it ndodhen rreth 50 fshatra, ndërsa mes Xherablus-it dhe Saxhur Suju (Sacur Suyu), që është degë e lumit Eufrat, ndodhen rreth 25 fshatra turkmene shumica e fisit Barakllë (Baraklı oymağı), ndërkaq në jug të Saxhur Suju janë më shumë se 20 fshatra turkmene. Ndërsa vazhdimi i këtyre fshatrave shtrihet deri në lindje të Eufratit në zonën Belihe ku ndodhen 60 fshatra turkmene.

      Kohëve të fundit DAESH-i përjeton humbje serioze përballë Turqisë dhe aleatëve të saj. Në qoftë se DAESH-i dëbohet nga El Bab, atëherë do të izolohet në masë të madhe. Kjo do të bëjë që të lind një konflikt mes opozitarëve të mbështetur nga ana e Turqisë dhe organizatës terroriste PKK/YPG e regjimit të Esadit për territoret tjera të kontrolluar nga ana e DAESH-it.

      Mendoj se operacionet e Mburojës së Eufratit dhe turkmenët e Sirisë gjatë procesit të ardhshëm do të dalin më shumë në pah si në terren ashtu edhe në tavolinë. Në qoftë se shoqëria ndërkombëtare jep përkrahjen e saj turkmenët do të mund të luajnë një rol të rëndësishëm për formimin e një sistemi demokratik dhe laik në Siri dhe në Lindjen e Mesme. Mirëpo nëse forcohen tukmenët të cilët distancohen nga formacionet radikale, do të fitojnë edhe në luftën e armatosur edhe në atë intelektuale përballë organizatave paraardhëse dhe monopoliste. Kështu Evropa do të mbrohet nga dyndja e refugjatëve dhe nga organizatat monopoliste dhe xhihadiste.  

Autor: Cemil Doğaç Ipek



Lajme të ngjashme