El Bab, faza më e rëndësishme e operacioneve "Mburoja e Eufratit"

Republika e Turqisë për një kohë të gjatë zhvillon luftë serioze kundër një numri të madh të organizatave terroriste, por krahas kësaj me sukses të madh vazhdojnë edhe operacionet “Mburoja e Eufratit”.

El Bab, faza më e rëndësishme e operacioneve "Mburoja e Eufratit"

Qyteti El Bab, për të cilin më herët kanë dëgjuar vetëm personat që interesohen nga afër me Sirinë, me javë të tëra ndodhet në rendin e ditës të Turqisë dhe Lindjes së Mesme. Edhe ne në programin e sotëm do të mundohemi të analizojmë fazën e El Bab-it të operacioneve “Mburoja e Eufratit”.

Republika e Turqisë për një kohë të gjatë zhvillon luftë serioze kundër një numri të madh të organizatave terroriste me në krye DAESH-in, PKK dhe FETO. Krahas të gjitha pengesave me sukses të madh vazhdojnë edhe operacionet “Mburoja e Eufratit”.

Çlirimi i zonës mes Çobanbey dhe Xherablusit brenda 10 ditëve dhe rimarrja e Dabik-ut që kishte rëndësi të madhe për DAESH-in brenda një dite nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë, shtoi edhe pritshmëritë ndaj El Bab. Mirëpo çlirimi i El Bab nuk është aq i lehtë. Numri i banorëve në El Bab që është një nënprefekturë në veri të Halepit është më madh se numri i përgjithshëm i banorëve në Çobanbey, Dabik dhe Xherablus. Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë rrethuar nga 6 anët qytetin El Bab dhe vetëm për shkaqe strategjike nuk e bllokuan plotësisht qytetin. Aktualisht në operacion krahas Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane marrin pjesë edhe njësitë turkmene si brigadat Muntasir Billah e Fatih Sulltan Mehmet dhe divizioni Sulltan Murat.

Siç thamë edhe javën e kaluar në këtë zonë avancohet me kujdes të veçantë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe për të parandaluar dëmtimin e civilëve në qytet. Gjithashtu DAESH-i tregon një rezistencë dhjetë herë më të madhe se sa ndaj PKK/YPG. Pasi që forcat e koalicionit ndërkombëtar dhe ato të regjimit të Esadit ndaluan sulmet ndaj DAESH-it në të gjitha frontet, kjo organizatë dërgoi përforcime në El Bab. Forcat e koalicioni ndërkombëtar ndaluan gjithashtu edhe operacionet për çlirimin e Mosullit. Kështu që i vetmi vend ku luftohet kundër DAESH-it është në El Bab dhe i vetmi vend që lufton kundër kësaj organizate është Turqia. Kjo është përgjigjja më e mirë për disa pretendime të rreme të hedhura nga gazetarët perëndimor se Turqia përkrahë DAESH-in. Supozohet se në El Bab ndodhen rreth 300 kamikazë të DAESH-it. Gjithashtu kjo organizatë përdorë me dhunë civilët si mburojë e gjallë.

Krahas të gjitha këtyre, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë fuqi për të marr El Bab-in. Në qoftë se ky qytet kalon në duart e Ushtrisë së Lirë Siriane të përkrahur nga Turqia, DAESH-i do të bllokohet në lindje të Sirisë. Në këtë mënyrë do të pengohet  edhe idea e PKK/YPG-së për formimin e një shteti në veri të Sirisë duke i bashkuar zonat e kontrolluara me Afrinin. Pas vënies në kontroll të El Bab, Turqia dhe Ushtria e Lirë Siriane do të forcohen për operacionet e rimarrjes së Munbiçit, Rakkas dhe Afrinit. Në këtë mënyrë Turqia, e cila me kalimin e Halepit në duart e regjimit humbi terren diplomatik dhe psikologjik, do të forcoj pozitën e saj për tu ulur në tavolinën e negociatave për zgjidhjen politike në Siri si një aktor më i fortë.

Pas marrjes së El Bab-it ekzistojnë dy alternativa. Ose Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane do të nisen drejt Munbiçit dhe Afrinit dhe do të luftojnë drejtpërdrejt kundër PKK/YPG, ose do të ndaloj apo shtyhet faza ushtarake e operacionit dhe do të filloj procesi i negociatave politike. Në të dyja rastet Turqia do të duhet të negocioj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Afrinin dhe Munbiçin. Sepse në Munbiç ndodhen forcat amerikane, gjithashtu PKK/YPG dhe Forcat Demokratike të Sirisë, të cilat kontrollojnë Munbiçin, janë aleatë të afërt të ShBA-së në luftën kundër DAESH-it. Avantazhi i Turqisë në Munbiç janë disa premtime të bëra më herët nga ShBA-ja. Për shkak të këtyre premtimeve PKK/YPG do të mbetet pa mbrojtjen e Amerikës. Natyrisht se koha do të tregoj se a do të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtimet e dhëna apo jo.

Në këtë fazë nuk duket shumë e mundshme ndërmarrja e një operacioni të përbashkët ndaj Rakkas nga ana e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (në qoftë se ShBA-ja nuk ndryshon politikën aktuale të saj). Sepse Forcat Demokratike të Sirisë të mbështetura nga ana e ShBA-së dhe shtyllën kurrizore të së cilës e përbën PKK/YPG, kanë ndaluar operacionin ndaj El Bab-it dhe hapën një front të ri në perëndim të Rakkas. Qëllimi i tyre është rrethimi i Rakkas dhe pengesa e operacionit të Turqisë të “Mburojës së Eufratit”. Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjigjen negative ndaj propozimit të Turqisë për “ndërmarrjen e një operacioni të përbashkët” në Rakka, e jep me akt të kryer në terren.

Teksti i marrëveshjes mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë nuk lejon kërkesat e PKK/YPG-së në veri të Sirisë si “pavarësi”, “federatë demokratike” dhe të ngjashme. Gjatë këtij procesi Turqia, e cila nuk gjeti mbështetje tek aleatët perëndimor, këtë mbështetje e gjeti tek Rusia. Turqia me hapat diplomatike që hodhi me Rusinë, la jashtë fushës së Sirisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Në 5 nenet e Deklaratës së Moskës të publikuar më 20 dhjetor 2016 bie në sy teksti ku thuhet: “Irani, Rusia dhe Turqia si vende garantuese janë të gatshme të marrin pjesë dhe të lehtësojnë negociatat për marrëveshje të mundshme mes qeverisë së Sirisë dhe opozitës”. Kjo është tregues se këto tre vende do të jenë aktorët kryesor në Siri gjatë procesi të ardhshëm. Natyrisht është e nevojshme që edhe paramilitarët e Iranit të ndalin aktet që prishin armëpushimin.

Fjala El Bab ka kuptimin e portës. Pas El Bab-it kjo portë do të mbyllet për disa vende dhe do të hapet për disa vende tjera. Natyrisht për të parë më qartë këtë fotografi duhet të presim marrjen në dorëzim të detyrës së udhëheqjes së Trump në ShBA më 20 janar.



Lajme të ngjashme