Koment - Turqia dhe Irani, dy vende të afruara me koniunktura rajonale

Zhvillimet aktuale që jetohen në Irak dhe Siri bëjnë që dy fuqitë rajonale të Lindjes së Mesme të afrohen me njëra-tjetrën.

Koment - Turqia dhe Irani, dy vende të afruara me koniunktura rajonale

Turqia dhe Irani, dy vende të afruara me koniunktura rajonale

Irani dhe Turqia janë dy fuqi rajonale, të cilat për afërisht 400 vjet ndajnë mes tyre një vijë kufitare të gjatë 560km. Krahas ambasadës në Teheran, Turqia ka edhe konsullata në qytetet Tebriz, Urumije dhe Mesh’hed. Ndërsa Irani përveç ambasadës në Ankara përfaqësohet edhe me konsullata në qytetet Erzurum dhe Trabzon. Turqia marrëdhëniet e saj me Iranin përpiqet ti zhvilloj mbi parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme, respektit reciprok dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Posaçërisht bëhen përpjekje që me vizita reciproke në nivel të lartë, të cilat organizohen kohëve të fundit dhe me dialog politik, të avancohen marrëdhëniet dypalëshe në çdo fushë.

Njëra prej rezultateve të dala me referendumin e jashtëligjshëm për pavarësi që u mbajt para pak kohe nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut, është edhe afrimi mes dy vendeve. Ka prej tyre që këtë afrim e cilësojnë si një aleancë të re në Lindjen e Mesme. Aktualisht është shumë herët që ky afrim të cilësohet si aleancë, por nuk do të jetë befasi në qoftë se ky afrim mes dy vendeve do të çojë deri në aleancë.

Turqia dhe Irani për një kohë të gjatë janë konkurrent në një territor të gjerë në Azinë juglindore, nga Kaukazi e deri tek Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme. Kjo konkurrencë mes tyre asnjëherë nuk mori fund. Mirëpo dihet se këto dy vende bashkëpunojnë në çështjet prioritare të sigurisë në kuadër të Paktit Sadabad dhe atij të Bagdadit, ndërsa në fushën e ekonomisë kanë bashkëpunim në organizata ekonomiko-tregtare si ajo e Bashkëpunimit Rajonal për Zhvillim (RCD), Grupi i 8-es në Zhvillim (D-8), Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) etj.

Në këtë kontekst, vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Iran, e cila u realizua para pak kohe, tërhoqi vëmendjen në marrëdhëniet turko-iraniane në Lindjen e Mesme. Mund të themi se me vizitën e shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke në Iran, gjeneralamate Hulusi Akar dhe vizita e homologut të tij iranian Muhammed Bakiri në Turqi e realizuar në muajin gusht, nxorën në pah dimensionin e sigurisë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zhvillimet drejtë copëtimit të Irakut dhe Sirisë bënë që Ankaraja dhe Teherani të afrohen me njëri-tjetrin. Qëndrimi i përbashkët i mbajtur pas referendumit të jashtëligjshëm që u mbajt në veri të Irakut solli me vete edhe komentet se ky afrim do të avancohet edhe më shumë. Në këtë kontekst vizita e Presidentit Erdoan në Teheran e zhvilluar për të marrë pjesë në mbledhjen e 4-t të Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë është shumë e rëndësishme në opinionin publik. Në kuadër të kësaj vizite u nënshkruan një numër i madh i marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik duke filluar prej turizmit e deri tek sektori bankar, prej doganave e deri tek gazi natyror. Gjithashtu në planë të parë dolën edhe çështjet e vëllimit tregtar që arrin në 30 miliardë dollarë dhe përdorimi i valutave kombëtare në tregti. Edhe çështjet si politikat që do të ndiqen ndaj vendimit për referendum të administratës rajonale kurde të Irakut dhe administrimi i zonave jokonflikutale në Siri ishin në kuadër të bisedimeve mes dy vendeve. Kjo tregon se të dyja vende janë në kërkim të një bashkëpunimi të ngushtë në fushat e mbrojtjes dhe të inteligjencës.

 

Me përkrahjen e dhënë Bagdadit ndaj masave që do të merren kundër Erbilit, Ankaraja dhe Teherani janë të vendosur të bëjnë presion ndaj Barzanit për të hequr dorë nga ky gabim. Pamjet e dala nga takimi i Erdoanit me liderët iranian në Teheran dhe vendimet e marra janë tregues i qartë i kësaj. Për shembull vlen të përmendet qëndrimi i përbashkët i Erdoanit me liderët e Iranit se prapa iniciativës së Barzanit qëndrojnë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vendim tjetër i rëndësishëm i marr gjatë vizitës në Teheran është edhe ashpërsimi i sanksioneve ndaj administratës së Barzanit. Aktualisht është ende e paqartë se cilat do të jenë këto sanksione të reja. Posaçërisht Turqia deri më tani ishte shumë më e kujdesshme në këtë drejtim dhe pritet që të vazhdoj me këtë qëndrim.

Organizatat terroriste si PKK/PYD, të cilat përkrahen nga disa vende perëndimore si një mjet i politikave të tyre të Lindjes së Mesme, arritën në përfitime të ndryshme në Irak dhe Siri. Këto përfitime bëjnë që Turqia dhe Irani ti lënë anash mospajtimet mes tyre në lidhje me këto vende dhe të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë. Tani është koha që aleatët perëndimor të Turqisë, të cilët neglizhojnë interesat jetike të Turqisë në rajon, të shohin se ata e shtyjnë Ankaranë në bashkëpunim me Moskën dhe Teheranin. Sepse ato që jetohen janë çështje e ekzistencës për Turqinë. Kjo situatë duhet të bëjë që aleatët perëndimor të Turqisë ta kuptojnë këtë dhe të përmbushim domosdoshmërinë e tyre të aleancës. Në të kundërtën është i pashmangshëm afrimi i Turqisë me Iranin dhe Rusinë.

Turqia dhe Irani aktualisht janë të vetëdijshëm ndaj kërcënimeve që i kanosen atyre në rajon. Për këtë arsye do të vazhdojë edhe afrimi mes tyre. Ky afrim po e përshpejton edhe shqetësimin për siguri të të dyja vendeve. Lufta për superioritet në Siri dhe Irak të këtyre dy vendeve, bëri që të forcohet organizata separatiste terroriste PKK, e cila kërcënon tërësinë territoriale të të dyja vendeve. Ndoshta kjo i detyroi që ato ti kthehen bashkëpunimit mes tyre. Mirëpo a është e mundur që Ankaraja dhe Teherani ta lënë mënjanë konkurrencën shekullore mes tyre dhe kësaj radhe të bëjnë një aleancë të ngushtë? Këtë do tap tregojnë zhvillimet në rajon që do të jetohen gjatë periudhës së ardhshme.                                     

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme