Koment – Dimensioni energjetik në marrëdhëniet BE-Turqi

Instituti i mendimit me aktivitet në Evropë, Bruegel publikoi një raport me titull “Një strategji e re për bashkëpunimin energjetikë BE-Turqi”.

Koment – Dimensioni energjetik në marrëdhëniet BE-Turqi

Ekonomia Botërore – Dimensioni energjetik në marrëdhëniet BE-Turqi

Duke u nisur nga kryetitujt dhe brendësia e raportit, vihet theksi tek pikat që do ti përfitojnë një dimension të ri marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë dhe që do të hapin dyer të reja për këtë bashkëpunim. Në raport bëhet e ditur pozita strategjike e Turqisë ndërmjet Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe Rajonit Kaspik, që janë të pasura me rezerva të gazit natyror dhe tërhiqet vëmendja se Turqia është në pozicionin e vendit kyç për sigurimin e furnizimit të energjisë drejt Bashkimit Evropian.    

Ashtu siç dihet, sipas pozicionit gjeografik, Turqia zotëron aktualisht një rëndësi strategjike në rajonin e saj. Edhe afrimi i Turqisë me Evropën, që është një nga kërkueset më të mëdha të energjisë në botë, e bën Turqinë sa vjen edhe më shumë një nga komponentët më të rëndësishëm të tregut të gazit natyror. Kurse projektet e TANAP-it dhe Rrjedhës Turke që Turqia përgatitet të mirëpresë, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kësaj. Këto projekte, nga njëra anë ofrojnë rastin që të realizohet importi i gazit natyror për Evropën nëpërmjet Turqisë, nga ana tjetër përbëjnë një avantazh për të krijuar bashkëpunim me Turqinë, që është një vend i sigurt brenda procesit të zhvillimit me stabilitet.

Projektet e Gazsjellësit të Transanadollit (TANAP) dhe Rrjedhës Turke, që sigurojnë rrjedhjen e gazit natyror me drejtim Lindje-Perëndim, do të sjellin një rritje të konsiderueshme të kapacitetit të përcjelljes së gazit natyror drejt Evropës nëpërmjet Turqisë.

Në raport specifikohet se me rritjen e këtij kapaciteti, sasia e gazit natyror që do të përçohet në Bashkimin Evropian nëpërmjet Turqisë, përkon me 0,15% të kërkesës totale të Bashkimit Evropian për këtë energji. Kurse kur projektet në fjalë të vihen në jetë kjo sasi do të rritet në 2,48%. Kjo gjendje jo vetëm që do ta bëjë Turqinë një vend që i jep drejtim rrjedhës së gazit natyror në rajon por edhe nuk duhet harruar se me rritjen e kapacitetit do të përforcohet edhe pozicioni strategjik i Turqisë. 

Një tjetër krye temë që bie në sy në raportin në fjalë është se bashkëpunimi i Turqisë dhe Bashkimit Evropian që sigurohet në energjinë e rinovueshme dhe produktivitetin e energjisë, nuk është aq i zhvilluar se sa bashkëpunimi në sektorët e gazit natyror dhe elektricitetit. Në gjendjen aktuale, nuk ka asnjë arsye, që një nga fushat e reja të bashkëpunimit, që do të krijohen në marrëdhëniet dypalëshe, të mos përfshihet energjia e rinovueshme. Madje e kundërta, ashtu siç bëhet e ditur edhe në raportin e institutit të mendimit me aktivitet në Evropë, Bruegel, duket se ka një mundësi të gjerë që institute të tilla si Banka e Evropës për Investim, Komisioni i Evropës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të sigurojë mbështetje financiare për projektet e energjisë së rinovushme dhe produktivitetit të energjisë së Turqisë. 

 

Kurse Turqia, që në krahasim me vendet e bashkimit Evropian zotëron një pozicion të volitshëm nga aspekti i potencialit të energjisë hidroelektrike, gjeotermale, erës dhe diellit, me strategjinë e Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA), të ndërmarrë në kuadër të politikave të energjisë së rinovueshme, Turqia përgatitet të vejë në jetë një nga zbatimet më të suksesshme në këtë fushë në botë. Turqia është shumë e vendosur për të përdorur potencialin e lartë të saj në fushën e rinovueshme dhe në kuadër të YEKA. Turqia organizoi tenderin e parë në muajin mars për centralin më të madh të energjisë diellore në botë kurse në muajin gusht zhvilloi tenderin e parë për centralin e energjisë së erës. 

Këto dy projekte, që do të përshpejtojnë investimet e energjisë së rinovueshme në Turqi, u ndeshën me interesin e madh si të investitorëve vendas ashtu edhe atyre të huaj. Veçanërisht investitorët evropianë ishin dëshirues të mëdhenj në lidhje me vlerësimin e potencialit të lartë të energjisë së rinovushme në Turqi. Këtë mund ta shohim edhe nga fitorja e projektit të Centralit të Energjisë së Erës nga konsorciumi i partneritetit gjerman. Në këtë aspekt mund të themi se strategjia e Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) është një platformë e përbashkët ku Bashkimi Evropian dhe Turqia mund të takohen në fushën e energjisë së rinovueshme.   

Një temë tjetër që shtjellohej në raport ishte sigurimi i kontributit të Bashkimit Evropian në lidhje me fushën e energjisë bërthamore të Turqisë. Me projektin e Centralit Bërthamor Akkuyu, që planifikohet të ndërtohet vitin e ardhshëm dhe centralet bërthamore që planifikohen të ndërtohen në rrethin Sinop, Turqia ka ndërmarrë nisma serioze në këtë fushë. Si rrjedhojë, në kuadër të planeve dhe projekteve të gatshme, mund të themi se dialogu i energjisë ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian është në kapacitetin e zgjerimit dhe pasurimit (shumëllojshmërisë).

Si rezultat, me pozicionin aktual, Turqia është një nga vendet më kritike të rajonit dhe do të fuqizohet me bashkëpunimin reciprok në çdo hap që do të hedhë në fushën e energjisë me vendet e Bashkimit Evropian, që është tregu më i madhe i kërkesës së energjisë në botë. Kjo mban cilësinë e afrimit edhe më shumë të Turqisë në qëllimin e saj për tu bërë një qendër e energjisë në botë.

Vlerësim i prof. dr. Erdal Tanas Karagol



Lajme të ngjashme