Shtypi turk 13.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 13 shkurt 2018:

Shtypi turk 13.02.2018

“Star”: "Yildirim e gjithë Evropa e paguan shtrenjtë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dha një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara. Në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” Jëlldërëm tha: “Nëse Turqia nuk i del për zot këtij rajoni Evropa do ta paguaj shtrenjtë si nga aspekti i krizës së refugjatëve ashtu edhe nga aspekti i valës së terrorit. Për fat të keq kjo nuk është parë mjaftueshëm nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk është vlerësuar prej tij”.

“Haber Türk”: Zëvendëskryeministri Çavusoglu: Qëndrimi i SHBA-së në nivelin e shkëputjes së marrëdhënieve

Zëvendëskryeministri Hakan Çavushollu (Hakan Çavuşoğlu) bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës në TRT. Në lidhje me buxhetin për vitin 2019 të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), që parashikon veçimin e 300 milionë dollarëve për trajnimin dhe pajisjen e organizatës terroriste PYD/PKK dhe 250 milionë dollarëve për forcën e sigurisë të krijuar nga organizata terroriste, Çavushollu tha: “Vazhdimi i këtij qëndrimi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ne është një qëndrim që ne e dimë por ky është një qëndrim që do të sjellë marrëdhëniet në nivelin e këputjes”.  

“Yeni Şafak”: Mesazh nga Çavusoglu përpara vizitës së Tillerson

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri vlerësime koritke përpara vizitës në Ankara të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Ai rikujtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ka mbajtur premtimet dhe shtoi: “Marrëdhëniet ose do të rregullohen ose do të prishen tërësisht”.  

“Vatan”: Edhe një vend tjetër do blejë helikopterë nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes së Filipineve, Delfin Lorenzana tha se mendojnë të nënshkruajnë marrëveshje me Turqinë, Korenë e Jugut, Rusinë dhe Kinën për blerjen e helikopterëve me qëllim të përgjithshëm.  

“Sabah”: Një turk zgjidhet në krye të presidencës globale të ‘GLAFRI’

Drejtori i Përgjithshëm i Assan Alumin, Goksal Gungor (Göksal Güngör) është zgjedhur në krye të presidencës globale të Iniciativës Globale të Prodhuesve të Fletëve të Aluminit (GLAFRI) me veprimtari në 28 vende të botës dhe 60 anëtare që përbëjnë rreth 50% të gjithë prodhimit të fletëve të aluminit. Oliver Hommel, që ndiqte detyrën që nga viti 2016, e dorëzoi detyrën e kreut të presidencës tek Goksal Gungor.  



Lajme të ngjashme