Shtypi turk 20.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 20 shkurt 2018:

Shtypi turk 20.02.2018

“Vatan”: Erdogan fillon turneun e vizitave në Afrikë

Në datat 26 shkurt 2 mars 2018 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të nisë një turne vizitash në Afrikë, i shoqëruar me një delegacion të madh në numër. Turneu afrikan do të zgjasë 5 ditë dhe në kuadër të vizitave Erdoani do të ketë kontakte në Algjeri, Mauritani, Senegal dhe Mali. Kontaktet e Presidentit Erdogan në Afrikë do të jenë me peshë ekonominë. Gjatë këtyre vizitave Presidenti Erdogan do të falënderoi liderët e vendeve në fjalë për votimin pro ruajtjes së statusit të Jerusalemit që u mbajt në dhjetor në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Star”: Përfundojnë 48% të punimeve të tubacionit Rrjedha Turke

Në pjesën e ndërtimit të dy linjave gazsjellëse të projektit Rrjedha Turke deri më sot janë shtruar 884 km tuba dhe janë përfunduar 48% të punimeve të ndërtimit në det. Në deklaratën e bërë nga kompania e Rrjedhës Turke bëhet e ditur se në punimet e shtrimit të tubave në linjën e parë që po zhvillohen nga anija “Pioneering Spirit” deri më sot janë përshkuar 660km në afërsi të Zonës Ekonomike Ekskluzive të Bullgarisë. Në këtë mënyrë ka përfunduar ndërtimi i 70% të linjës gazsjellëse që do të furnizojë Turqinë me gaz natyror.

“Haberturk”: 6,5 milionë kinezë në pushim të Vitit të Ri

Me rastin e festës së Vitit të Ri Kinezë 6,5 milionë turistë kinezë këtë javë përgatiten për ti kaluar pushimet jashtë vendit. Pasi që vitin 2018 është shpallur edhe si Viti i Turizmit Turk në Kinë operatorët turq të agjencive turistike presin që turistët kinezë gjatë kësaj jave të vizitojnë Stambollin, Kapadokyan dhe Pamukkalan.

“Yeni Safak”: Japonezët preferojnë lëngun e domateve turke

Prodhuesit e shquar botëror të domateve njoftojnë se eksporti i lëngut të domateve vitin e kaluar është rritur me 72% në krahasim me një vit më parë dhe doli në 3 mijë e 238 tonë. Nga çdo 10 litra lëng domatesh të prodhuara japonezët blenë 7 litra. Turqia eksporton lëng domatesh në 55 vende. Në krye të këtyre vendeve ndodhen Japonia e cila pasohet nga Hong-Kongu me 470 tonë, Katari me 63 tonë dhe Anglia me 57 tonë.     



Lajme të ngjashme