• Video galeri

Shtypi turk 16.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 16 prill 2018:

Shtypi turk 16.04.2018

Yeni ŞafakErdogan: Edhe ti i Pensilvanisë do të vish

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ritheksoi të dielën vendosmërinë e vendit të tij në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY). Gjatë një fjalimi në kongresin e zakonshëm tëPartisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim në nënprefekturën Malltepe të Stambollit, Erdogan u shpreh me këto fjalë: “Deri më sot, kemi marrë nga jashtë shtetit dhe sjellë në Turqi 80 terroristë të FETO-s. Edhe ti i Pensilvanisë (kreu i FETO-s) do të vish, lëkundu sa të duash majtas-djathtas.”

SabahYildirim: U vonuan shumë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, mbajti të dielën një fjalim në kongresin e zakonshëm tëPartisë për Drejtësi dhe Zhvillim në nënprefekturën Tuzlla të Stambollit, ku foli edhe për operacionin ajror të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër objektivave të regjimit sirian. “Perëndimit iu kujtuan papritmas të pafajshmit sirianë. Kjo është një përgjigje e vonuar ndaj kriminelëve”, tha shefi i Ankarasë zyrtare.

HürriyetNga nën jastëkut dalin 1.3 tonë flori!

Zëvendëskryeministri për Ekonominë, Mehmet Simsek, deklaroi në një dalje publike se qytetarët turq i besuan bonove të arit dhe shfaqën interes të lart për këtë instrument të ri të ekonomisë së Turqisë. “Në fazën e dytë të mbledhjes së kërkesave, plot 7.100 qytetarë nxorën nga nën jastëkut 1.335 kg flori duke e investuar atë në bonot e arit dhe dëftesat e huas me bazë floririn”, shpjegoi zv/kryeministri Simsek.

 “VatanStoltenbergu u bën thirrje aleatëve për të mbështetur më shumë Turqinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi gjatë një interviste për Agjencinë Anadolli (AA) se Turqia është një aleate e çmuar dhe me rëndësi strategjike për Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior. “NATO-ja ka një prani serioze për asistencë në Turqi. U bëj thirrje të gjithë aleatëve që të ofrojnë më shumë mbështetje për Turqinë”, bëri me dije kreu i NATO-s.

Haber TürkMbi 13.000 turistë vizitojnë Marmarisin

Nënprefektura Marmaris e rrethit Muëlla të Turqisë e ka nisur vrullshëm sezonin turistik të vitit 2018. Plazhet dhe rrugicat e kësaj qyteze turistike, që këto ditë është duke pritur mbi 13.000 vizitorë, janë gjallëruar dukshëm. Turistët vendas dhe të huaj kanë filluar gjithashtu të freskohen në det, pasi temperaturat e ajrit në këtë qendër pushimesh kanë arritur deri në 29o celsius.



Lajme të ngjashme