Shtypi turk 19.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 19 shtator 2018:

Shtypi turk 19.09.2018

“Sabah”: Çavushollu bisedoi me Sekretarin amerikan të Shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Sipas burimeve diplomatike Çavushollu dhe Pompeo biseduan në lidhje me marrëveshjen për Idlibin.

“Yeni Şafak”: Akar: Do të vazhdohet në koordinim me Rusinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar e cilësoi marrëveshjen e arritur në Soçi si një arritje të rëndësishme për vendet e përfshira dhe popullin e rajonit. “Aktivitetet në lidhje me pozicionin tonë ushtarak në Idlib, ashtu si deri më sot, do të vazhdojmë t’i zhvillojmë në mënyrë të koordinuar me Rusinë” tha Akar.  

“Star”: Ministria e Punëve të Jashtme publikon mesazh ngushëllimi për popullin e Amerikës

Turqia deklaroi se është e hidhëruar nga humbja e shumë jetëve dhe lëndimeve të shkaktuara nga Uragani ‘Florence’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një mesazh ngushëllimi për humbjet e shkaktuara nga Uragani ‘Florence’, që ka marrë nën ndikim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ne i shprehim ngushëllimet tona të afërmve të atyre që humbën jetën për shkak të uraganit dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruhet në deklaratë.

“Hürriyet”: Bota e mahnitur nga ky vend i Turqisë. Shifrat rriten çdo vit

“Plazhi i Kleopatrës”, që gjendet në Ishullin Sedir të Gjirit Gëkova (Gökova), është bërë një nga vendet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj. Zëvendësdrejtoresha e Kulturës dhe Turizmit të rrethit Mulla (Muğla), Filiz Karaxhaaç (Filiz Karacaağaç) tha se Ishulli Sedir, që gjendet në Zonën e Veçantë të Mbrojtjes së Mjedisit, krahas vizitorëve vendas tërheq një interes të madh edhe të turistëve të huaj duke nënvizuar dhe se për këtë lokalitet këtë vit janë interesuar edhe turistët rusë dhe ukrainas.  

“Vatan”: Peshku turk është kthyer në një peshk të kërkuar në botë

Në 8 muajt e parë të vitit 2018, sektori i produkteve të ujit dhe produkteve shtazore, bëri një eksport prej 1 miliardë e 625 milionë dollarësh. Nga këto, 640 milionë dollarë i përkasin produkteve të ujit, tha Zëvendëskryetari i Unionit të Qendrës së Kultivimit të Produkteve të Ujit, Ihsan Bozan dhe shtoi: “Si rezultat i punimeve afatgjata për levrekun dhe krapin, që prodhohet në vendin tonë, kemi arritur në një fazë të caktuar të cilësisë. Me certifikatat e marra për çështjen e sigurisë së ushqimit peshku turk është kthyer në një peshk të kërkuar.   



Lajme të ngjashme