Shtypi turk 08.11.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 08 nëntor 2018:

Shtypi turk 08.11.2018

“Haberturk”: Ministri Akar prononcohet në lidhje me vendimin e ShBA-së për krerët e PKK-së

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit që në kuadër të programit “Shpërblim për Drejtësi” të japë shpërblim të gjithë atyre që ofrojnë informata në lidhje me tre liderët e organizatës separatiste terroriste PKK është një vendi pozitiv, por edhe i vonuar. Akar tha se nga ShBA-ja gjithashtu presin që të mbajnë qëndrim të njëjtë edhe ndaj YPG-së, e cila nuk ka asnjë dallim nga PKK-ja.

“Hurriyet”: BE-ja përkrahë procesin e anëtarësimit të Turqisë

Bashkimi Evropian deklaroi se përkrahë procesin e negociatave për anëtarësim me Turqinë. Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas gjatë konferencës ditore për shtyp u përgjigj në pyetje të gazetarit të Agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) se “A e pasqyron qëndrimin zyrtarë të BE-së deklarata e Komisionerit të BE-së Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn se duhet të ndërpriten negociatat e anëtarësimit me Turqinë?. Schinas tha se “Qëndrimi zyrtarë i Komisionit të BE-së mund të deklarohet vetëm e vetëm nga kreu i tij, Jean-Claude Juncker”, ndërsa shtoi se “Qëndrimi zyrtarë i Komisionit të BE-së është në drejtim të vazhdimit të negociatave me Turqinë”.

“Vatan”: Turqia do të jetë pjesë e Këshillit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit

Në mbledhjen e këshillit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) të mbajtur në Dubai, Turqia mori votën e 146 vendeve anëtare dhe kështu fitoi të drejtën për anëtarësim. Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme rikujtohet se në më datën 5 nëntor në Dubai u mbajt mbledhja e ITU-s, që është një organizatë e specializuar e OKB-së që synon të sigurojë bashkërendimin ndërmjet rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimit në nivel global. Në komunikatë rikujtohet se Turqia në këto zgjedhje mori votën e 146 vendeve anëtare dhe për herë të pestë fitoi të drejtën e anëtarësimit në Këshillin e ITU-së.

“Sabah”: Numri i pasagjerëve të linjave ajrore në 10 muaj arrin në 183 milionë

Deri në fund të tetorit në Turqi linjat ajrore ofruan shërbime për 182 milionë e 709 mijë e 862 pasagjerë. Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI) publikoi të dhënat statistikore në lidhje me linjat ajrore, avionët, pasagjerët dhe transportin e mallrave për 10 muajt e vitit. Sipas kësaj numri i avionëve që bënë ulje-ngritje në linjat e brendshme në tetor arriti në 75 mijë e 538, ndërkaq në linjat e jashtme në 61 mijë e 332.

“Star”: Tanku “Kaplan MT” promovohet në panairin e mbrojtjes “IndoDefence”

Dje në Indonezi filloi panairi i Industrisë së Mbrojtjes “IndoDefence”. Tanku i peshës së mesme, “Kaplan MT” që është një tank i projektuar dhe zhvilluar në Turqi bashkërisht nga kompania “PT Pindad” që është dega indoneziane e kompanisë “FNSS”, në panair u prezantua me një emër të ri. Tanku, prodhimi serik i të cilit ka filluar pas testimeve të suksesshme të kryera në Indonezi, tani quhet “Harimau”. Prodhimi që ekspozohet në një sipërfaqe të madhe në panair ishte në fokus të vizitorëve.



Lajme të ngjashme