Shtypi turk 12.02.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 12 shkurt 2019:

Shtypi turk 12.02.2019

“Vatan”: Emri kritik vjen në Turqi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar priti të hënën Ministrin e Mbrojtjes së Federatës së Rusisë, Sergey Shoygu. Në këtë takim, krahas zhvillimeve në Idlib të Sirisë, u shqyrtuan zhvillimet në terren dhe gjendja e fundit në rajon. Ky takim u zhvillua përpara samitit të katërt treshë që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani më 14 shkurt në Soçi të Rusisë.  

“Sabah”: “Shqiponja Turke” merr çmimin për “dizajnin më të përkryer”

“Shqiponja Turke Alpina” fitoi çmimin për “dizajnin më të përkryer” në ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve Gjermane të Dizajnit (German Design Award). Ky çmim u dha në këtë kategori për herë të parë pas 10 vjetësh. “Alpina” që është edhe një aeroplan i aftë të zbresë në ujë, edhe me strukturën me krahë sipër, që siguron kursimin e energjisë, u pëlqye nga emra të njohur në botë të fushës së dizajnimit.     

“Haber Türk”: Shkëmbinjtë metamorfikë në Antarktidë do të bëhen burim për kërkimet në Mars

Studiuesja turke e Degës së Inxhinierisë së Gjeologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit, Jamur Gynesh (Yağmur Güneş), e cila përfundoi veprimtaritë shkencore në Antarktidë, me materiale e marra nga liqenet dhe shkëmbinjtë metamorfik të kontinentit, që janë shembull i kërkimeve në Mars, do të kontribuojë në punimet për “planetin e kuq”. Ajo u shpreh në lidhje me rëndësinë e kërkimeve të bëra në kontinentin e Antarktikës dhe tha: “Në periudhën e fundit, kur në vendin tonë ka filluar të ketë rëndësi përshpejtimi i kërkimeve hapësinore, mbështetja e punimeve të ngjashme, është shumë e rëndësishme nga aspekti i përgatitjes së vendit tonë për të zënë vend në këtë fushë”.   

“Hürriyet”: Përpunohet në Bayburt dhe shitet në 4 kontinente

Një fabrikë e përpunimit të gurëve natyrorë, që nxirren në këtë qytet dhe disa qytete të tjera të Turqisë, ka arritur sukses në një kohë shumë të shkurtër dhe ka mundur t’i shesë këto gurë natyrorë në 16 vende, nga Amerika në Evropë, nga Azia e deri në Afrikë. Drejtori i Përgjithshëm i kësaj fabrike, Nurullah Shentyrk (Nurullah Şentürk) bëri të ditur se nga aspekti i rezervave të gurëve natyrorë rrethi i Bayburtit zotëron burime të pasura të nëndheshme dhe objektivi i tyre për këtë vit është që shifrat e eksportit ti rrisin në 500 mijë dollarë.

“Yeni Şafak”: “Nëndeti” i Stambollit do të dalë në dritë të diellit, do t’i prezantohet botës

Pasuritë e nëndetit të Stambollit, këtë mbrëmje do t’i paraqiten publikut me një shfaqe të organizuar në Sallën e Koncerteve Xhemal Reshit Rey (Cemal Reşit Rey). Drejtoria e Turizmit të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, me dokumentarin “Dy dete një qytet: Stambolli nga nëndeti”, i cili u përgatit në 52 ditë me mbi 100 zhytje të bëra në 33 pika të ndryshme, do t’i tregojë tërë botës pasuritë e Stambollit që gjenden nën det. Duke u promovuar turizmi nënujor dhe diversiteti i gjallesave, do të krijohet sensibilitet për mbrojtjen e gjallesave nënujore.  



Lajme të ngjashme