Aktivitetet e institutit turk “Yunus Emre” Tiranë në 2018

“Yunus Emre” në Tiranë | Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë në 2018 organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin me temë “Historia e Vëllazërisë”.

“Yunus Emre” në Tiranë

Viti 2018 ka qenë i mbushur me shumë aktivitete dhe veprimtari të larmishme kulturore, gjuhësore dhe artistike, të organizuara nga instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë.

Nga aktivitetet më të rëndësishme që mund të përmendim janë ato të gjuhës turke, ku kjo qendër kulturore ka organizuar në periudha të ndryshme kurse të turqishtes me pjesëmarrjen e qindra kursantëve, të cilët janë pajisur edhe me certifikata përkatëse.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në një prononcim mediatik është shprehur se në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke.

“…Që nga viti 2009 kur u themelua instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë e deri më sot janë afërsisht 1.400 studentë dhe nxënës që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke. Nxënësit e gjimnazit vijnë për të mësuar gjuhën turke, për të kryer studimet e larta në Turqi, ndërsa studentët vijnë për të mësuar gjuhën turke me qëllim kryerjen e masterit dhe doktoraturës në Turqi. Përveç kësaj, në Shqipëri bizneset turke janë shtuar shumë vitet e fundit dhe mësimi i gjuhës turke është një mundësi e mirë që ata që mësojnë turqishten të kenë mundësi punësimi në këto kompani…”.

Vlen të përmendet se gjuha turke është edhe si degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe është si lëndë me zgjedhje në disa universitete dhe gjimnaze të Shqipërisë…


Fjalët Kyçe: shkolla verore e osmanishtes , shkolla verore e turqishtes , Historia e Vëllazërisë , Tiranë , marrëdhëniet turko-shqiptare , Omer Osman Demirbas , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre”