Gjuha shqipe vazhdon të mësohet si lëndë me zgjedhje në Turqi

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Turqi | Në Shkollën “Aliya Izett Begoviç” në Lagjen Halilbeyli të nënprefekturës Kemalpasha (Kemalpaşa) të Izmirit, nënprefekturë ku jetojnë një numër i madh qytetarësh me origjinë boshnjake dhe shqiptare, u organizua një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Arsimit Kombëtar të Turqisë, zoti Ismet Jëllmaz (İsmet Yılmaz) dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Turqi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë Lindita Nikolla vizitoi Shkollën e Mesme Alija Izetbegoviç në Izmir, një prej shkollave ku gjuha shqipe mësohet si lëndë me zgjedhje.

 

Në fjalën falënderuese që mbajti në ceremoninë e organizuar me këtë rast ministrja Nikolla shprehu kënaqësinë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimi në shkollat turke. Duke tërhequr vëmendjen se në Turqi jetojnë shumë shqiptarë, zonja Nikolla tha se shqipja do të përforcojë edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Duke rikujtuar se në Turqi jepet mësim edhe për gjuhë dhe dialekte të tjera të huaja, Ministrja Nikolla tha: “Dhënia e mësimit në gjuhë dhe dialekte të tjera është një hap demokratik. Këto hapa hidhen gjatë rrugës për në Bashkimin Evropian (BE). Rruga e vetme për të mësuar kultura të ndryshme është mësimi i gjuhëve të huaja”. (Fotografitë: Mahmut Serdar ALAKUŞ nga agjencia AA)


Fjalët Kyçe: Ismet Yilmaz , Lindita Nikolla , Izmir , Kemalpasa , mësimi i gjuhë shqipe , lëndë me zgjedhje