Legjenda e Feniksit në Tiranë

Zümrüd-ü Anka në Shqipëri | Në kuadër të turneut ballkanik muzikali i njohur turk “Zümrüd-ü Anka” (Legjenda e Zogut Feniks) është ndalur edhe në Tiranë, duke sjellë para artdashësve shqiptarë kulturën dhe qytetërimin turk.

Zümrüd-ü Anka në Shqipëri

Muzikali "Legjenda e Zogut Feniks", organizuar nën kujdesin e Presidencës Turke, në rrugëtimin drejt Ballkanit është ndalur mbrëmjen e së martës në Tiranë, duke sjellë për artdashësit kulturën dhe qytetërimin turk. Të pranishëm në këtë program artistik ishin ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, përfaqësues të Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, artistë, studentë dhe artdashës të shumtë të kryeqytetit të Shqipërisë.

Ky muzikal ka si qellim të prezantojë në të gjithë botën vlerat historike dhe kulturore të Turqisë. Stacioni i parë i muzikalit në Ballkan ishte Selaniku, më pas Shkupi, ndërsa pas Tiranës shfaqja do të vazhdojë rrugëtimin në Sarajevë, Beograd, Zagreb, Bukuresht dhe shfaqja e fundit do të jetë në Sofje.


Fjalët Kyçe: muzikal turk , Tiranë , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , turne ballkanik , turne koncertesh , Legjenda e Zogut Feniks