Në Tiranë vijojnë aktivitetet për Ditën e Republikës së Turqisë

Tiranë, ALSAR | Në vijim të veprimtarive për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, Fondacioni Arsimor, Kulturor dhe Humanitar - ALSAR organizoi një program festiv. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Tiranë, ALSAR

Në vijim të veprimtarive për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, Fondacioni Arsimor, Kulturor dhe Humanitar - ALSAR organizoi një program festiv.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i cili në fjalën e tij përshëndetëse për fëmijët pjesëmarrës që kishin përgatitur programin artistik tha se shqiptarët ndodhen gjithmonë në zemrën e turqve.

Duke ju drejtuar fëmijëve të pranishëm ambasador turk tha: “Ju jeni shumë të vlefshëm për ne, mos e harroni asnjëherë se edhe ju jeni bijtë tanë. Në të vërtetë ju jeni përfaqësuesit konkretë të marrëdhënieve të vërteta miqësore dhe vëllazërore të cilat janë të pranishme prej qindra vitesh mes turqve dhe shqiptarëve. Për këtë arsye festat tuaja janë festat tona dhe festat tona janë festat tuaja, prandaj uroj që edhe në periudhat në vijim të vazhdojmë të festojmë festat tona kombëtare me të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën lumturi”.

 

Fjalët Kyçe: marrëdhëniet turko-shqiptare , Ambasadori Turk , Tiranë , Festa e Republikës , Fondacioni ALSAR , Murat Ahmet Yoruk