Artisti sirian nga Idlibi mbështet palestinezët me artin mural

Grafit në mbështetje të palestinezëve | Artisti sirian i grafitit, Aziz Esmer, me pikturat e tij në muret e dëmtuara nga sulmet ajrore në Idlib të Sirisë, jep mesazhe në mbështetje të palestinezëve dhe reagime kundër persekutimeve izraelite që vazhdojnë në Palestinë. Artisti 35-vjeçar, që jeton në Binnish të Idlibit, ushtron artin mural që prej një viti në muret e ndërtesave të shembura nga sulmet ajrore të regjimit të Esadit. Pikturat dhe grafitet e tij përshkruajnë kryesisht luftën civile në Siri. (Abdalghany Alaryan - AA)

Grafit në mbështetje të palestinezëve

Në muret e rralla që kanë mbetur pa u shembur në mesin e rrënojave, Esmer pikturon edhe grafite që tregojnë rezistencën e popullit palestinez. “Ky grafit në mur shpjegon rezistencën e një palestinezi në karrocë me rrota dhe me llastiqe në dorë, i cili ka marrë pjesë në intifadën e banorëve të Gazës. E kam pikturuar pranë flamurit të popullit të lirë sirian. Persekutimi dhe masakrat që palestinezët kanë përjetuar në 70 vite, janë të njëjta me ato që ne kemi përjetuar në 7 vite”, ka thënë ai në një intervistë për Agjencinë Anadolli. Esmer shpjegon se pikturat i ka bërë që të tregojë se në 70-vjetorin e Nakbës (Katastrofa e Madhe), fytyrat dhe plagët e palestinezëve dhe sirianëve janë të ngjashme. “Pavarësisht nga të gjitha pikëllimet dhe dhimbjet që kemi përjetuar, ne për palestinezët lutemi që Allahu t'i bëjë ata të triumfojnë”, tha artisti sirian i grafitit. Ndër mesazhet që përcjellin pikurat murale të mëparshme të Esmerit, spikasin: “Liri për Xhaminë al-Aksa”, “Shpresë” dhe “Merrni kampet tuaja, na ktheni atdheun”.


Fjalët Kyçe: lufta civile në Siri , sulmet izraelite , arti mural , Aziz Esmer , artisti sirian , Nakba70 , grafiti , piktura murale , piktura