• Video galeri

I pasur me naftë, por i mbytur në borxhe

Borxhet e Irakut | Edhe pse shpëtoi nga kthetrat e organizatës terroriste DAESH, Iraku vazhdon të jetë në batakun e borxhit të madh të brendshëm dhe të jashtëm, pavarësisht se është vendi i 4-t me rezervat më të mëdha të naftës në botë.

Borxhet e Irakut

Ekonomia e Irakut, një ekonomi me strukturë të brishtë dhe e mbështetur kryesisht në të ardhurat nga nafta, pësoi një rrënim të madh me daljen në skenë të DAESH-it dhe rënien e çmimeve të naftës paralelisht me këtë. Vendi i 4-t me rezervat më të mëdha të naftës. Rreth 80% e të ardhurave nga eksporti i naftës shkojnë për pagat e administratës. Thuhet se në fund të 2018-s borxhi i vendit do të jetë mbi 132 miliardë dollarë. Për shkak të sulmeve të DAESH-it, rreth 5 milionë irakianë pas 2014-s janë shpërngulur brenda vendit, kurse numri i atyre që kanë nevojë për ndihmë është rritur në 11 milionë. Në mesin e 180 vendeve Iraku ndodhet në vend të 12 me nivelin më të lartë të korrupsionit.


Fjalët Kyçe: borxh i brendshëm , borxh i jashtëm , rezervat e hidrokarbureve , Irak , DAESH