NATO-ja gati për samitin kritik të krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare

Samiti i NATO-s në Bruksel | Rreth 2.400 policë dhe 1.000 ushtarë belgë janë mobilizuar në një angazhim të jashtëzakonshëm sigurie për samitin e NATO-s, i cili zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel të Belgjikës. Rreth 30 presidentë dhe kryeministra priten në kryeqytetin belg me rastin e këtij samiti, mes të cilëve spikasin Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan.

Samiti i NATO-s në Bruksel

Samiti pritet të bëhet skenë e pasqyrimeve të paqartësisë dhe të marrëdhënieve transatlantike të tensionuara gjatë mandatit të Presidentit amerikan, Donald Trump. Ndërsa gjurmë të thella të samit parashikohet të lënë kritikat e ashpra që do t’u drejtohen aleatëve rreth ndarjes së barrës, e cila do të jetë kryefjala e agjendës për Trumpin.


Fjalët Kyçe: Bashkimi Evropian , Donald Trump , kontributi në NATO , shpenzimet e mbrojtjes , shpenzimet ushtarake , samiti i liderëve të NATO-s , samiti i NATO-s