• Video galeri

Festivali i Akullit në “Harbin”

Harbin | Në qytetin verilindor Harbin të Kinës vazhdon spektakli i akullit dhe dëborës, aktiviteti më i madh i tillë në botë me godina, statuja dhe kështjella prej akulli.

Harbin

Në qytetin Harbin të Kinës vazhdon festivali më i madh i akullit në botë. Aktiviteti është kthyer në një spektakël pamor me skulptura dhe bukuri mahnitëse në një qytet të tërë të mbuluar nga dëbora dhe akulli. Këtë vit festivali mbahet për të 33-in vit radhazi. Një sipërfaqe prej 360 000 metrash katrorë është mbuluar me rreth 180 000 metra kub akull. Në përgatitjen e objekteve që ekspozohen në qytetin e akullt janë përdorur njëkohësisht teknologjitë e reja të ndriçimit me lazer dhe teknikat e vjetra të gdhendjes së akullit. Qyteti do ti presë vizitorët deri më 25 shkurt.


Fjalët Kyçe: festivali i akullit dhe dëborës në Kinë , Festivali i Akullit dhe Dëborës në Harbin , Harbin