“Ditët e Turqisë" në Tiranë

Ditët e Turqisë | Nga data 25-27 shtator 2018, në Tiranë është zhvilluar aktiviteti “Ditët e Turqisë”, organizuar nën moton “Sa afër jeni me Turqinë”.

Ditët e Turqisë

Ky aktivitet u organizua për të dytin vit radhazi në Shqipëri nga Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë, me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, ku për disa ditë u prezantua për qytetarët shqiptarë kultura dhe traditat turke. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Haydar Ali Yildiz, kryekëshilltari për çështjet kulturore i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, si dhe Abaz Hado, këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Haydar Ali Yildiz, në fjalën e tij u shprehu të pranishmëve përshëndetjet e popullit turk dhe të Presidentit Erdogan.


Fjalët Kyçe: Shqipëria , Turqia , kultura turke , aktivitet , Ditët e Turqisë , Turqia në Tiranë