Erdogan publikon kabinetin e parë të sistemit presidencial

Administrata Presidenciale e Turqisë | Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën vonë (9 korrik 2018) kabinetin e parë të sistemit presidencial, i cili përbëhet nga 1 ndihmëspresident dhe 16 ministra.

Administrata Presidenciale e Turqisë

Emrat e rinj të administratës presidenciale turke, të cilët Erdogani i prezantoi vetë me anë të një konference për shtyp në Kompleksin Presidencial në Ankara, janë:

  • Ndihmëspresident - Fuat Oktay
    • Ministër i Drejtësisë - Abdülhamit Gül
    • Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes - Zehra Zümrüt Selçuk
    • Ministër i Mjedisit dhe Urbanizimit - Murat Kurum
    • Ministër i Punëve të Jashtme - Mevlüt Çavuşoğlu
    • Ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore - Fatih Dönmez
    • Ministër i Arsimit Kombëtar - Ziya Selçuk
    • Ministër i Rinisë dhe Sportit - Mehmet Kasapoğlu
    • Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy
    • Ministër i Punëve të Brendshme - Süleyman Soylu
    • Ministër i Mbrojtjes Kombëtare - Hulusi Akar
    • Ministër i Shëndetësisë - Fahrettin Koca
    • Ministër i Thesarit dhe Financave - Berat Albayrak
    • Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë - Mustafa Varank
    • Ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve - Bekir Pakdemirli
    • Ministre e Tregtisë - Ruhsar Pekcan
    • Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës - Mehmet Cahit Turan

Fjalët Kyçe: Turqi , Recep Tayyip Erdogan , administrata presidenciale turke , qeveri presidenciale , sistemi presidencial turk , sistemi presidencial