• Video galeri

Avioni i të ardhmes, F-35 bëri fluturimin e parë

Në 10 maj avioni sulmues i 40 viteve të ardhshme F-35 është ngritur nga uzina e Lockheed Martin në Teksas dhe ka kryer fluturimin e parë provë nën drejtimin e pilotit Commander Wilson.

Avioni i të ardhmes, F-35 bëri fluturimin e parë
Reaktivi F-35 i Turqisë realizon me sukses fluturimin provë
Reaktivi F-35 i Turqisë realizon me sukses fluturimin provë

Avioni reaktiv sulmues i 40 viteve të ardhshme, F-35, që është i pakapshëm nga radarët dhe që më 21 qershor do t'i dorëzohet Turqisë, ka kryer me sukses fluturimin e parë më 10 maj në kompleksin e Lockheed Martin në Teksas të ShBA-së.

Ka bërë fluturimin e parë avioni luftarak tip F-35, i planifikuar për t'iu dorëzuar Forcave Ajrore Turke nga Shtetet e Bashkuara (ShBA).

Më 10 maj piloti i provës Commander Wilson ngriti nga uzina e Lockheed Martin në Fort Worth të Teksasit avionin me numër 18-001 në bisht dhe realizoi me sukses fluturimin e parë.

Një diçka tjetër që tërhoqi vëmendjen në këtë fluturim prove ishte flamuri i Forcave Ajrore Turke mbi trupin e F-35.

Në fluturimin e parë, avioni turk F-35 u shoqërua nga një avion i tipit F-16 i Lockheed Martin.

Sipas informacionit që ka siguruar Cockpit.aero, avioni është planifikuar t’u dorëzohet Forcave Ajrore Turke më 21 qershor, pas përfundimit të procedurave të testimit dhe pranimit.

Është planifikuar që avionët e gjeneratës së re F-35 të sillen në shtator në Komandën e Bazës Kryesore Ajrore Nr.7 në provincën Malatya.

Aeroplanët prodhohen në tri versione;

(1) me aftësi për të bërë ulje dhe ngritje konvencionale (horizontale),

(2) ngritje të shkurtër dhe zbritje vertikale dhe

(3) i aftë të zbresë në aeroplanmbajtëse (F-35C / CV).

Gjenerata e re “F-35”, një avion reaktiv i pakapshëm nga radarët dhe 4 herë më efektiv sesa pararendësit e tij “F-16” e “F-18”, konsiderohet si avioni sulmues i 40 viteve të ardhshme dhe është projekt i përbashkët i 9 shteteve, përfshi Turqinë.

Partnerët e tjerë të këtij projekti i njohur si “Programi i Ofensivës së Përbashkët” janë: ShBA, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Kanadaja, Australia, Norvegjia, Danimarka si dhe vende të tjera pjesëmarrëse.



Lajme të ngjashme