Anija turke fillon prodhimin e energjisë elektrike për Sudanin

Në saje të marrëveshjes së firmosur me “Sudan Thermal Power Generating Company” për shitblerjen e energjisë, kjo anije me kapacitet 180 megavat, siguron energji elektrike për rrjetin kombëtar të Sudanit.

Anija turke fillon prodhimin e energjisë elektrike për Sudanin

Anija energjetike turke, ka filluar me prodhimin e energjisë elektrike për Sudanin.

Anija energjetike “Karadeniz Powership Rauf Bey” pronë e kompanisë “Karpowerships”, ortakut të “Karadeniz Holding”, ka filluar të prodhojë energji elektrike në Sudan.

Në këtë mënyrë kompania transferon edhe përvojat e Turqisë në fushën e teknologjisë së energjisë në Afrikë.

Në saje të marrëveshjes së firmosur me “Sudan Thermal Power Generating Company” për shitblerjen e energjisë, kjo anije me kapacitet 180 megavat, siguron energji elektrike për rrjetin kombëtar të Sudanit.

Për kompaninë “Karpowerships” bashkëpunimi  me Sudanin, është projekti i 6-të që po zhvillon në Afrikë pas projekteve të mëparshme në Ganë, Mozambik, Zambia, Gambia dhe Sierra Leone,

Kompania “Karpowerships”, e cila është përqendruar në rritjen dhe avancimin e biznesit me anije energjetike, do të vazhdojë ti zgjerojë operacionet e saj në kontinentin e Afrikës.

“Karpowerships” muajin e kaluar kishte njoftuar nënshkrimin e kontratës për furnizim e Sudanit me energji elektrike.



Lajme të ngjashme