Rrjetet sociale mbyllin llogaritë e "teoricienit konspirativ"

Rrjeti social Twitter njoftoi se ka mbyllur llogaritë e programuesit amerikan të internetit dhe radios, Alex Jones, i cili njihet me teoritë konspirative të tij.

Rrjetet sociale mbyllin llogaritë e "teoricienit konspirativ"

Rrjeti social Twitter njoftoi se ka mbyllur llogaritë e programuesit amerikan të internetit dhe radios, Alex Jones, i cili njihet me teoritë konspirative të tij.

Në një deklaratë nga kompania, thuhet se llogaritë @realalexjones dhe @infowars të Jonesit dhe zgjerimet e këtyre në aplikacionin për video transmetim drejtpërdrejt Periscope, janë mbyllur me arsyetim se sjelljet me abuzim në mesazhet dhe videot janë duke shkelur rregullat e komunitetit.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe ankesat rreth llogarive për të cilat mendohen se janë të lidhura me Jones do të merren në shqyrtim.

Kompania në shtator kishte njoftuar se ka pezulluar llogaritë e Jones.

Jones, i cili është i njohur me idetë e tij kundër kontrollimit të armëve në diskutimet e armatosjes individuale, kishte tërhequr vëmendjen pasi kishte pretenduar se sulmi i armatosur i ndodhur në shkollën fillore Sand Hook të SHBA-ve në vitin 2012 nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Jones gjithashtu pohon se bombardimi i Oklahomas dhe sulmet e 11 shtatorit janë të planifikuar nga qeveria amerikane, shkelja e Hënës nga NASA është e inskenuar dhe kompanitë e mëdha drejtojnë botën duke kontrolluar masat me kriza ekonomike, teknologjitë e mbikëqyrjes dhe ngjarje terroriste. (AA)



Lajme të ngjashme