Kalendari historik, 12 shkurt

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 shkurt.

Kalendari historik, 12 shkurt

Çfarë ka ndodhur më 12 shkurt?

12 shkurt 1912 – Përmbyset nga froni 6-vjeçari Pu-yi, Perandori i Kinës. Në këtë mënyrë mori fund Perandoria Kineze 2000-vjeçare dhe udhëheqja 267-vjeçare e Dinastisë Mançuriane. Pu-yi, i cili u ngjit në fron në moshën 3-vjeçare pas vdekjes së xhaxhait të tij, u rrëzua pas Revolucionit të vitit 1911, ndërsa u detyrua të largohet fshehurazi nga Pekini dhe u vendos në koloninë japoneze në Tianjin. Më 9 mars 1932 japonezët e shpallën kryetar të shtetit dhe në vitin 1934 me emrin Gangde u shpall Perandor i Mançurisë (Perandoria e Madhe e Mançurisë). Në gusht të vitit 1945 pas Luftës së Dytë Botërore ai kapet rob nga rusët. Në vitin 1950 ai ekstradohet në Kinë për t’u gjykuar si kriminel lufte. Pasi u amnistua në vitin 1959 ai punoi në një punëtori për riparimin e makinave në një kopsht botanik në Pekin. Duke u bazuar në autobiografinë e Pu-yi, regjisori i famshëm Bernardo Bertolucci xhiroi filmin “Perandori i fundit” (The Last Emperor) tij. Në vitin 1988 ky film fitoi çmimin Oscar për 9 kategori me në krye atë për film më të mirë dhe për regjisor më të mirë.      

12 shkurt 1914 – Në Turqi realizohet dërgesa e parë e postës me avion. Piloti kapiteni, Ismail Hakki Bey me avionin e tij transportoi postën nga Lefke në Bilecik. Përdorimi i figurave të avionit, zepelinit, ballonit dhe shpezëve në pullat postare për transport me avion, të cilat ishin më të shtrenjta nga ato për postë normale, bënë që të rritet diversiteti i pullave postare gjë që hapi rrugë edhe koleksioneve të tyre.   

12 shkurt 1934 – Nga hemorragjia cerebrale vdes Cenab Sahabettin, njëri prej poetëve dhe shkrimtarëve të shquar të rrymës letrare “Serveti Funun”, që është një lëvizje e periudhës osmane e influencuar nga perëndimi. Poezinë e parë Cenab Sahabettin, i cili mori një arsim të mirë, e publikoi në gazetën “Saat” në vitin 1885. Ai ishte një nga autorët më të rëndësishëm të rrymës “Serveti Funun”, e cila i dha fitoren absolute letërsisë perëndimore në përpjekjen Lindje-Perëndim që vazhdonte prej vitit 1860 në Perandorinë Osmane. Një letrar nga më të kritikuarit e një periudhe për poezitë e tij novatore, Cenab Sahabettini ka shkruar gjithashtu udhëpërshkrime, jetëshkrime dhe vepra teatrale.   

12 shkurt 2002 – Në Gjykatën e OKB-së për Krime Lufte filloi gjykimi i Presidentit të ish-Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç. I proceduar për 66 vepra penale të ndryshme, përfshi këtu masakrat dhe krimet kundër njerëzimit gjatë Luftës së Bosnjës, Milosheviçi u dorëzua dhe dërgua në burgun e Beogradit më 1 prill 2001. Ai vdiq ende pa përfunduar procesi gjyqësor.



Lajme të ngjashme