• Video galeri

Olimpiada në Pyeongchang dhe Botërori në Rusi, dy aktivitetet kryesore sportive në 2018

Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut dhe Kupa e Botës në futboll, që do të mbahet në Rusi, do të jenë qendër të vëmendjes së ngjarjeve më të rëndësishme sportive gjatë vitit 2018.

dünyanın sporu GENEL
TENİS.jpg
iran futbol okulu.jpg
10-11/Files/UploadedImages/8467439984atletizmolimpiksay.jpg
10-11/Files/UploadedImages/2161872668nicorosbergavustralyagrandprix.jpg

Viti sportiv 2018 pritet të sjellë emocione të shumta, pasi që gjatë këtij viti do të zhvillohen një numër i madh ngjarjesh sportive. Sigurisht, në qendër të vëmendjes do të jenë Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang në Kore të Jugut dhe Kupa e Botës në futboll, që do të mbahet në Rusi.

Vitin tradicionalisht do ta hapë, turneu i Vitit të Ri i kërcimeve me ski. Pas garave në kërcimet me ski që kanë filluar në Oberstdorf, ato do të vazhdojnë në ditët e para të vitit 2018 në Garmisch-Partenkirchen,Innsbruck dhe Bischofshofen. Titullin e fituesit nga turneu i fundit do ta mbrojë polaku Kamil Stoch.

Rajoni, në veçanti Kroacia në janar do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian në Hendboll. Do të jetë ky kampionati i dytë evropian që do të mbahet në Kroaci. E para u organizua në vitin 2000, kur titullin e kampionit të kontinentit të vjetër e fitoi Suedia.

Këtë vit nga 12 deri më 28 janar, Spliti, Zagrebi, Varazhdini dhe Opatia do të presin 16 ekipet më të mira të hendbollit në Evropë. Përveç nikoqirit Kroacisë, rajoni do të përfaqësohet edhe nga Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Titullin e kampionit evropian do ta mbrojë Gjermania.

Janari sjell edhe sezonin e parë në Grand SlamAustralian Open. Nga 15 deri më 28 janar, Melburni do të mbledhë lojtarët më të mirë të tenisit në botë kurse Roger Federer dhe Serena Williams do të mbrojnë titullin e fituesit, e cila pas lindjes në vitin e kaluar duhet t'i kthehet tenisit profesional në Australian Open.

Nga 9 deri më 25 shkurt, Pyeongchang i Koresë së Jugut do të organizojë Olimpiadën e 23-të Dimërore. Megjithëse, Komitetet Olimpike Kombëtare ende nuk i kanë paraqitur garuesit e tyre, deri më tani dihet se 89 ekipe Olimpike do të garojnë.

Nga ky numër 88 do të jenë ekipet kombëtare dhe një rus, i cili për shkak të skandalit të dopingut do të garojë nën flamurin olimpik. Sportistët do të garojnë në 102 disiplina në 15 sporte. Në Pyeongchang do të prezantohen edhe katër disiplina të reja: big air snowboarding, dyshet e përziera në karling, fillimi masiv në patinazhin e shpejtë dhe gara e ekipeve të përziera në skijim alpinist

Marsi nuk do të jetë shumë i ngarkuar me ngjarje të mëdha botërore apo kontinentale. Megjithatë, vlen të përmendet se më 25 mars, me Grand Prix të Australisëdo të fillojë sezoni i ri në Formula 1 në të cilin titullin do të mbrojë kampioni i botës Lewis Hamilton, piloti i Mercedes-Benz. Ekipi i tij do të mbrojë titullin në kategorinë e konstruktorëve. Nga 9 deri në 18 mars, do të zhvillohen Lojërat Paraolimpike Dimërore, gjithashtu në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Prilli është edhe më i vobektë se marsi, por tifozët e sportit në rajon do të jenë në gjendje të shijojnë finalet e kampionatit të ligës së basketbollit ABA dhe ligës së hendbollit SEHA. Ndërkaq maji do të sjellë një numër të madh ngjarjesh sportive.

Kupa e Botës në hokej mbi akull gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut sportiv, kështu do të jetë edhe kësaj radhe ku nikoqir do të jetë Danimarka. Kampionati Botëror do të mbahet nga 4 deri më 20 maj dhe ndeshjet do të luhen në Kopenhagë dhe Herning. Titullin e kampionit të botës do të mbrojnë lojtarët e hokejit të Suedisë.

Stadiumi i Olympique Lyonnais do të jetë nikoqir i finales së Ligës Evropiane më 16 maj. Stadiumi Olimpik në Kiev më 26 maj do të presë dy klubet më të mira në Ligën e Kampionëve. Në finalen e vitit të kaluar, që u luajt në Stadiumin "Millennium" në Cardiff, Real Madrid e mundi Juventusin me rezultatin 4-1. "Klubi Mbretëror" ende është në lojë për të mbrojtur titullin, pasi u kualifikua në finalen e të tetës së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në shkurt 2018.

Si qershia mbi tortë të muajit jashtëzakonisht të begattë të majit, vjen Roland Garros, turneu i dytë i sezonit Grand Slam. Ai do të fillojë më 27 maj dhe do të përfundojë më 10 qershor. Titullin në turneun e Parisit do ta mbrojë spanjolli Rafael Nadal dhe letonezja Jelena Ostapenko.

Gjysma e dytë e qershorit dhe fillimi i korrikut janë rezervuar për tifozët e futbollit, e cila së bashku me LOD në Pyeongchang janë ngjarjet më të rëndësishme sportive në 2018. Nga 14 qershori deri më 15 korrik, Rusia do të presë 32 ekipet më të mira në botë. Titullin e kampionatit botëror do ta mbrojë Gjermania.

Nga 22 qershori deri më 1 korrik, do të mbahen Lojërat e 18-ta Mesdhetare. Nikoqiri do të jetë qyteti spanjoll Tarragona, dhe pritet që në lojërat e Mesdheut, si gjithmonë, sportistët nga rajoni të kenë një rol të jashtëzakonshëm.

Gjysma e parë e korrikut, e cila nuk është shumë e begattë me ngjarje të mëdha sportive, përveç Botërorit në Rusi, është e rezervuar për turneun e sezonit të tretë Grand Slam të tenisit, ndoshta më të famëshmit. Pra Wimbledon, turneu i cili këtë vitë do të festojë 140 vjetorin e saj.

Në barin e All England Club në Londër, titullin e kampionit do të përpiqet ta mbrojë Federer dhe Sparrow Garbine Muguruza. Këtë vit Wimbledon do të luhet nga 2 deri në 15 korrik. Edicioni i 105 i Tour de France, një nga garat më të famshme të biçikletave në botë, do të mbahet në korrik. Do të jetë ky një udhëtim i cili do të zgjasë prej 7 deri në 29 korrik, dhe gjatë asaj periudhe, çiklistët do të kalojnë 3.329 kilometra.

Në gusht, ngjarja më e madhe sportive do të jetë Kampionati Evropian i Atletikës. Nikoqiri i kampionatit, i cili do të mbahet nga 7 deri më 12 gusht, do të jetë stadiumi olimpik në Berlin. Qyteti estonez Talin më 15 gusht do të presë Super Kupën e Evropës në futboll, ndeshje kjo ku do të ballafaqohen fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Në fund të gushtit, më saktësisht në ditën e tij të 27-të, do të fillojë sezoni i fundit i Grand Slam i tenisit. Bëhet fjalë për US Open, i cili do të zgjasë deri më 10 shtator, ku titullin do ta mbrojë Nadal në kategorinë e meshkujve dhe në atë të femrave, nikoqirja Sloane Stephens.

Shtatori i vitit 2018 sjell dy gara të mëdha në kategorinë e femrave. Kampionati Botëror i Basketbollit që do të mbahet në Spanjë nga data 22 shtator deri më 30 shtator, ku titullin e kampionit do ta mbrojnë basketbollistet e SHBA-së.

Ditën e fundit të shtatorit në Japoni do të fillojë Kampionatin Botëror i Volejbollit për femra, i cili do të zgjasë deri më 21 tetor, ku titullin e kampionit sërish do ta mbrojnë volejbollistet amerikane.

Në tetor, i cili nuk është shumë i pasur me ngjarje sportive, vlen të veçohen Lojërat Olimpike Rinore Verore, të cilat do të mbahen këtë herë në Argjentinë nga 6 deri më 18 tetor. Kryeqyteti argjentinas Buenos-Ajres do të presë sportistët e rinj nga më shumë se 200 vende të botës.

Nëntori si çdo vit, është i rezervuar për dy garat e fundit të kampionatit të Formula 1. Së pari, Grand Prix i Brazilit do të mbahet më 11 nëntor dhe 14 ditë më vonë, do të mbahet gara përfundimtare e Grand Prix në Abu-Dabi.

Në ditët e fundit të nëntorit, në Francë do të fillojë Kampionati Evropian i Hendbollit për femra. Lojërat që do të luhen nga 29 nëntori deri më 16 dhjetor do të sjellin më të mirat e hendbollit evropian, kurse titullin e kampionit do ta mbrojnë norvegjezet. Nga data 7 dhjetor deri më 11 dhjetor 2018, Kina do të presë Kampionatin Botëror në pishinën 25-metërshe.

Perden e Sportit 2018 do ta ulë Kampionati Botëror i Futbollit për Klube, i cili, si në vitin e kaluar, do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kampionatet kontinentale të klubeve me përfaqësuesin e vendit pritës nga 12 deri më 22 dhjetor do të garojnë për kupën prestigjioze. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme