Spanjë – Kryeministri Rajoy nuk e do Neymarin te Real Madridi

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit”, deklaroi shefi i qeverisë spanjolle gjatë një interviste për ditoren “As”, me rastin e 50-vjetorit të kësaj të fundit...

Spanjë – Kryeministri Rajoy nuk e do Neymarin te Real Madridi

Në kuadër të 50-vjetorit të saj, e përditshmja spanjolle “As” ka intervistuar Kryeministrin e vendit, Mariano Rajoy, që është një tifoz i zjarrtë i klubit mbretëror, Real Madrid. E në vigjilje të supersfidës me PSG-në në Ligën e Kampioneve, Rajoy nuk ka nguruar të prekë edhe çështjen e nxehtë të “Los Blancos”, transferimin e shumëpërforlur të yllit brazilian, Neymar, në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit. Aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit, por duhet thënë se e gjithë organika e Realit ështe e jashtëzakonshme. Emery ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Takimi në Ligën e Kampioneve jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skudrat me formacionet më të mira në botë”, u shpreh ai.

Më pas kryeminsitri spanjoll theksoi se duke bërë një arsyetim të ftohtë, PSG-ja mund të projektohej si skuadra favorite, por nuk duhet harruar fakti se Real Madridi është kampioni në fuqi e Evropës.

“Liga e Kampioneve është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjera janë ezauruar”, theksoi Rajoy.

Lidhur me skuadrën tjetër të La Ligës, që Rajoy simpatizon, pikërisht Deportivo La Coruna, kreu i shtetit spanjoll shtoi: “Nuk arrij të kuptoj përse zgjodhën Seedorf si trajner, ai mbetet një ish-lojtar legjendar, por me një eksperiencë të kufizuar në stol. Gjithsesi, unë i uroj shumë fat dhe suksese duke shpresuar që Deportivo të mos bjerë nga kategoria. Gjithashtu mund të them se do të më pëlqente të shihja Atletico Madridin të ngrinte trofeun e Ligës së Kampioneve, por sigurisht jo përballë Real Madridit.”



Lajme të ngjashme